“Zbehet” besimi në ecurinë e ekonomisë - Të gjithë sektorët, në rënie. Tregtarët presin më pak punë dhe çmime të larta

Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indeks i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë, regjistroi rënie me 2.6 pikë në muajin qershor, por që gjithsesi qëndron mbi mesataren historike. Rënia këtë muaj u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorin e tregtisë, të shërbimeve dhe të ndërtimit. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe besimit të konsumatorit.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënien më të madhe me 4.8 pikë përqindje, ndikuar kryesisht nga vlerësime në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen regjistruan gjithashtu rënie, kundrejt pritjeve në rritje për çmimet në të ardhmen.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 3.8 pikë përqindje, ku kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë me rritje.
Treguesi i besimit në ndërtim ra me 2 pikë përqindje, përcaktuar kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe kontratat porositëse. Gjithashtu, pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përmirësim.
Treguesi i besimit të industrisë ra lehtësisht me 0.4 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për kontratat porositëse vendase dhe të eksportit. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie, ndërsa e kundërta ka ndodhur me pritshmëritë e çmimeve të produkteve në të ardhmen.
Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.4 pikë përqindje, duke zbritur afër nivelit të mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha ra lehtë në muajin qershor. Ndërkohë, pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.
Të dhënat me frekuencë tremujore tregojnë se gjendja financiare e bizneseve dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre është rritur në tremujorin e dytë, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024. Në veçanti, në sektorët e industrisë dhe shërbimeve balanca e gjendjes financiare është zgjeruar me 7.7 pikë përqindjeje krahasuar me atë të një tremujori më parë. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve është rritur gjithashtu, në krahasim me tremujorin e parë, në të gjithë sektorët e biznesit.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Hapet aksi Thumanë-Kashar - Rama: Të shohin çfarë është Shqipëria 2030. Balluku: Autostrada e parë e tipit A në Shqipëri
Është hapur për qarkullim aksi Thumanë-Kashar i kategorisë ''A'', 15 muaj nga nisja e punimeve. Mjetet retro, ishin ato që inauguruan aksin e ri, i cili pritet......

Thumanë-Kashar, detajet e projektit/ Autostrada e parë e Kategorisë A, shpejtësi 130 km/orë. Impakti mbi turizem
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin nga veriu në jug, duke qenë pjesë......

Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG”. Mane: Green Coast, një vepër gjigande. Do të jetë modeli i zhvillimit të turizmit
Është përuruar qendra e vetme tregtare në të gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG. E pozicionuar në Green Coast në Palasë, qendra tregtare do të ofrojë......

Kompanitë e BE-së do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 40 miliardë euro me Egjiptin!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të shtunën se kompanitë evropiane po nënshkruan marrëveshje me vlerë më shumë se 40 miliardë euro me......

Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës - BERZH hap tenderin, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit......

Task Forca e Veprimit Financiar heq Turqinë nga "lista gri" e pastrimit të parave!
Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërkombëtare mbikëqyrëse e dedikuar për të luftuar pastrimin e parave dhe flukset e paligjshme të parave, të......

Popullariteti i qëndrueshëm i arit: Pse nuk e humb kurrë shkëlqimin e tij?
Ari mund të mos duket si investimi më emocionues këto ditë, por metali i çmuar mund të meritojë ende një vend në portofolin tuaj gjatë këtyre kohërave të......

Çfarë siguruan më tepër shqiptarët në 5 muajt e parë? - Bie interesi për pronën. Primet nga sigurimi i jetës shkojnë në 847 mln lekë
Megjithëse primet e sigurimit vullnetar kanë pësuar rënie në pesëmujorin e parë të vitit, numri i kontratave të nënshkruara është rritur. Referuar të dhënave......