Hapet aksi Thumanë-Kashar - Rama: Të shohin çfarë është Shqipëria 2030. Balluku: Autostrada e parë e tipit A në Shqipëri

Është hapur për qarkullim aksi Thumanë-Kashar i kategorisë ''A'', 15 muaj nga nisja e punimeve. Mjetet retro, ishin ato që inauguruan aksin e ri, i cili pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që vijnë nga Rinasi.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Kryeministri Rama bëri të ditur se të gjitha segmentet nga Muriqani deri në Vlorë brenda vitit 2030, do të përfundojnë.
“Ky është vend ku gjithë ata që duan ta prekin me syrin e imagjinatës se si do të jetë Shqipëria 2030, duhet ta shohin, sepse brenda kësaj periudhe e gjitha rruga nga Muriqani deri në Vlorë do të jetë në këtë standard. Ky është Korridori Blu”, tha kryeministri Rama.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se ky është një korridor që lidh veriun me jugun, me korridorin e VIII.
''Kjo është një rrugë që nuk është bërë thjesht për trafikun, por të gjithë turizmit se është një korridor që lidh veriun me jugun, me Korridorin e VIII, një korridor që ne po ndërtojmë në këto momente. Në datë 5 korrik, ditën e premte do të jetë hapja e madhe e Llogarasë, që klasifikohet në ato më të gjata në europë, e kemi mbaruar para afatit dhe është një tunel që për të gjithë ata që e kanë vizituar, nuk ka asgjë mangët nga ata europianë”- u shpreh Balluku.
Kryeministri informoi se rruga Tiranë-Durrës do të bëhet me 4 korsi.
“Edhe korridori VIII do të jetë i përfundur. Vëmendje ka dhe për pjesën e Tiranë- Durrës dhe pjesën e rrugës së Ndroqit. Shumë shpejt do të nisë edhe ai projekt. Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë me 4 korsi. Rruga e vjetër e Ndroqit do të kthehet në një segment turistik e do të mundësojë kalimin alternativ”- tha Rama.
Aksi Thumanë-Kashar është një ndër akset më të rëndësishëm të Korridorit Blu, që pritet ë pasohet me ndërtimin e segmenteve të tjera që janë pjesë e kësaj vepre.
Ky segment i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.
Korridori Adriatiko-Jonian, ku bën pjesë edhe aksi Thumanë-Kashar, është pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar dhe ka një gjatësi totale prej 1 550 km. 20% e gjatësisë së tij kalon në territorin shqiptar.
Sondazh

Thumanë-Kashar, detajet e projektit/ Autostrada e parë e Kategorisë A, shpejtësi 130 km/orë. Impakti mbi turizem
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin nga veriu në jug, duke qenë pjesë......

Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG”. Mane: Green Coast, një vepër gjigande. Do të jetë modeli i zhvillimit të turizmit
Është përuruar qendra e vetme tregtare në të gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG. E pozicionuar në Green Coast në Palasë, qendra tregtare do të ofrojë......

Kompanitë e BE-së do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 40 miliardë euro me Egjiptin!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të shtunën se kompanitë evropiane po nënshkruan marrëveshje me vlerë më shumë se 40 miliardë euro me......

Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës - BERZH hap tenderin, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit......

Task Forca e Veprimit Financiar heq Turqinë nga "lista gri" e pastrimit të parave!
Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërkombëtare mbikëqyrëse e dedikuar për të luftuar pastrimin e parave dhe flukset e paligjshme të parave, të......

Popullariteti i qëndrueshëm i arit: Pse nuk e humb kurrë shkëlqimin e tij?
Ari mund të mos duket si investimi më emocionues këto ditë, por metali i çmuar mund të meritojë ende një vend në portofolin tuaj gjatë këtyre kohërave të......

Çfarë siguruan më tepër shqiptarët në 5 muajt e parë? - Bie interesi për pronën. Primet nga sigurimi i jetës shkojnë në 847 mln lekë
Megjithëse primet e sigurimit vullnetar kanë pësuar rënie në pesëmujorin e parë të vitit, numri i kontratave të nënshkruara është rritur. Referuar të dhënave......

Në 2030, një në tre makina do të jetë “Made in China” - Industria e automjeteve në Kinë, shqetësim në rritje për perëndimin
Industria e automjeteve në Kinë pritet të vazhdojë të zgjerohet me një ritëm të shpejtë jashtë vendit të saj për të arritur një pjesë prej 33 % të tregut......