Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG”. Mane: Green Coast, një vepër gjigande. Do të jetë modeli i zhvillimit të turizmit
Është përuruar qendra e vetme tregtare në të gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG. E pozicionuar në Green Coast në Palasë, qendra tregtare do të ofrojë shërbime gjatë gjithë kohës e do të ketë mbi 20 njesi tregtare dhe shërbimi.
Galeria by TEG është ndërtuar bazuar në atributet e bregdetit më të bukur të rivierës joniane; një investim ky që shënon një tjetër atribut që i shtohet Green Coast, si investimi me i madh ne turizmin shqiptar.
Në ceremonine e hapjes u theksua roli gjithnjë e më i rëndësishëm i shërbimeve në zhvillimin e turizmit të qendrueshëm.
“Vlera totale e Green Coast, kur të mbarojnë hotelet e mrekullueshme do të shkojë në 1 miliard euro. Dhe do të jetë qendër e rëndësishme e turizmit jo vetëm shqiptar por edhe mesdhetar. Do të kemi inaugurime të tjera, facilitete të tjera. Janë 46 restorante e bare, 7 hotele ku 6 janë me 5 yje. 4 prej tyre kanë filluar ndërtimin. Pra, një vepër gjigande që do të jetë modeli i zhvillimit të turizmit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë” deklaroi Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane në ceremoninë e përurimit të qendrës tregtare.
Ceremonia e hapjes së Galeria by TEG mblodhi bashkë banorë të zonës, bashkëpunëtorë biznesi, përfaqësues të medias dhe spektaklit, influencerë që përshëndetën me entuziazëm këtë sipërmarrje të re, që i mungonte “puzzle-it” të shërbimeve të Green Coast.
Kjo qendër tregtare do të ketë markat më të rëndësishme për të plotësuar nevojat e të gjithë banorëve të zonës, atyre që shpenzojnë kohë për të kaluar pushimet, atyre që janë në udhëtim apo atyre që duan të vijnë të bëjnë blerje duke shijuar bregdetin dhe eksperiencën e natyrës.
Galeria by TEG do të ketë marka të mirënjohura siç është Spar, për të plotësuar nevojat ditore të të gjithëve; do të ketë gjigantin e elektronikës në Shqipëri që është Neptun; do të ketë zgjedhje në veshje, aksesorë si dhe disa sherbime të nevojshme për një qendër të këtij lloji.
Galeria by TEG është një derivat i frymëzuar nga eksperienca ekselente e qendres tregtare TEG, e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në vend.
Galeria by TEG është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh financues në rajon.
Sondazh

Kompanitë e BE-së do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 40 miliardë euro me Egjiptin!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të shtunën se kompanitë evropiane po nënshkruan marrëveshje me vlerë më shumë se 40 miliardë euro me......

Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës - BERZH hap tenderin, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit......

Task Forca e Veprimit Financiar heq Turqinë nga "lista gri" e pastrimit të parave!
Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërkombëtare mbikëqyrëse e dedikuar për të luftuar pastrimin e parave dhe flukset e paligjshme të parave, të......

Popullariteti i qëndrueshëm i arit: Pse nuk e humb kurrë shkëlqimin e tij?
Ari mund të mos duket si investimi më emocionues këto ditë, por metali i çmuar mund të meritojë ende një vend në portofolin tuaj gjatë këtyre kohërave të......

Çfarë siguruan më tepër shqiptarët në 5 muajt e parë? - Bie interesi për pronën. Primet nga sigurimi i jetës shkojnë në 847 mln lekë
Megjithëse primet e sigurimit vullnetar kanë pësuar rënie në pesëmujorin e parë të vitit, numri i kontratave të nënshkruara është rritur. Referuar të dhënave......

Në 2030, një në tre makina do të jetë “Made in China” - Industria e automjeteve në Kinë, shqetësim në rritje për perëndimin
Industria e automjeteve në Kinë pritet të vazhdojë të zgjerohet me një ritëm të shpejtë jashtë vendit të saj për të arritur një pjesë prej 33 % të tregut......

Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG” - Në datat 29-30 qershor do të ketë oferta për të gjithë që e vizitojnë
Sot kremtojmë hapjen e qendrës së parë tregtare të jugut, Galeria by TEG. Galeria by TEG është ndërtuar bazuar në atributet e bregdetit më të bukur të......

Korrupsioni në administratë, ngrihet drejtoria “roje” - Heton praktikat abuzive. Cilat janë funksionet bazë të saj?
Fenomeni i korrupsionit në administratën publike ka bërë që qeveria të marrë masa duke vendosur “roje”. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare, i cili ka hyrë......