Sa euro bleu BSH për të frenuar forcimin e lekut? - Në tremujorin e parë të vitit u zhvilluan 3 ankande për 32.60 mln euro

Në tre muajt e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë 32.60 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore për stabilizimin e kursit të këmbimit. Prej disa muajsh, kursi i këmbimit është shoqëruar me luhatje të mëdha, për shkak të forcimit të lekut dhe dobësimit të monedhës evropiane.
Banka Qendrore ka zhvilluar tre ankande për blerjen e valutës, ku dy prej tyre janë zhvilluar me marrëveshje forward, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje, si dhe një ankand i llojit SPOT, pra me blerje sipas kursit të këmbimit në datën që është mbajtur ankandi.
Në ankandet e zhvilluara në janar dhe në shkurt janë blerë gjithsej 26.8 milionë euro, shumë që mbetet rreth mesatares së vitit 2023. Megjithatë, si rezultat i pjesëmarrjes së ulët në ankandin e tretë, në muajin mars do të bliheshin vetëm 5.8 milionë euro.
Rezerva valutore shërben për të realizuar nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm, mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit, si dhe mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.
Pavarësisht ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor, monedha evropiane zbriti poshtë kufirit të 100 lekëve në muajin maj dhe qershor.
Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve rreth 250-330 milionë euro. Si pasojë e fluksit të lartë të turistëve, pritet që gjatë këtyre muajve të verës të ketë një prani më të madhe të eurove në treg, e për rrjedhojë parashikohet që Banka e Shqipërisë të realizojë blerjen më të madhe të këtij viti në muajin gusht, me qëllim tërheqjen e sasisë së lartë të eurove në vend dhe forcimin e lekut.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Pritet rritje e çmimeve të transportit ajror - Shkak, vonesat në prodhimin e avionëve të rinj dhe rritja e kërkesës
Probleme të reja po rëndojnë industrinë globale të aviacionit, duke paralajmëruar rritje të mëtejshme të çmimeve të biletave dhe disponueshmëri të kufizuar të......

“Zbehet” besimi në ecurinë e ekonomisë - Të gjithë sektorët, në rënie. Tregtarët presin më pak punë dhe çmime të larta
Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indeks i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë, regjistroi rënie me 2.6 pikë në muajin qershor, por që gjithsesi qëndron mbi......

Hapet aksi Thumanë-Kashar - Rama: Të shohin çfarë është Shqipëria 2030. Balluku: Autostrada e parë e tipit A në Shqipëri
Është hapur për qarkullim aksi Thumanë-Kashar i kategorisë ''A'', 15 muaj nga nisja e punimeve. Mjetet retro, ishin ato që inauguruan aksin e ri, i cili pritet......

Thumanë-Kashar, detajet e projektit/ Autostrada e parë e Kategorisë A, shpejtësi 130 km/orë. Impakti mbi turizem
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin nga veriu në jug, duke qenë pjesë......

Inaugurohet qendra e parë tregtare e jugut, “Galeria by TEG”. Mane: Green Coast, një vepër gjigande. Do të jetë modeli i zhvillimit të turizmit
Është përuruar qendra e vetme tregtare në të gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG. E pozicionuar në Green Coast në Palasë, qendra tregtare do të ofrojë......

Kompanitë e BE-së do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 40 miliardë euro me Egjiptin!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha të shtunën se kompanitë evropiane po nënshkruan marrëveshje me vlerë më shumë se 40 miliardë euro me......

Park Ligatinor, investime në hyrje të Liqenit të Shkodrës - BERZH hap tenderin, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit......

Task Forca e Veprimit Financiar heq Turqinë nga "lista gri" e pastrimit të parave!
Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërkombëtare mbikëqyrëse e dedikuar për të luftuar pastrimin e parave dhe flukset e paligjshme të parave, të......