Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2024, 14:29

A jemi realisht 2.4 milionë banorë? - INSTAT: Nuk ka pasur manipulime. Procesi është mbikëqyrur nga ndërkombëtarët

Nga SCAN TV
A jemi realisht 2.4 milionë banorë? - INSTAT: Nuk ka pasur manipulime.

Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me saktësinë e të dhënave mbi numrin e banorëve, vonesat në nxjerrjen e rezultateve dhe arsyet që fshihen pas shifrave të frikshme të plakjes së popullsisë.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se rezultatet përfundimtare të censit janë publikuar në një kohë rekord prej 7 muajsh, ndërkohë që shteteve të tjera u ka kushtuar minimumi një vit.

“Rezultatet finale të cilat Shqipëria po i nxjerr 7 muaj pas grumbullimit të terrenit dhe 6 muaj pas organizimit edhe të anketës së pas censit, është një arritje shumë e madhe dhe e konsiderueshme, sepse shtetet e tjera rezultatet finale i nxjerrin pas një viti, një viti e gjysëm, por ka edhe dy vjet, sepse kërkon shumë kohë.”

Lidhur me dyshimet mbi numrin e banorëve në Shqipëri, Demografi Arjan Gjonçaj theksoi se censi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shkalla e manipulimit të të dhënave ka qenë tepër e vogël.

“Ekipi që drejtoi censin ishte jo vetëm INSTAT-i, por ishte ekip ndërkombëtar, sepse OKB kërkon të jetë e njëjta procedurë dhe e njëjta metodologji si e atyre, kjo nuk ka fare asnjë diskutim. Nuk kishte vend për manipulim, pasi të dhënat futeshin direkt në server dhe nuk mund të ndryshoheshin më.”

Sipas përfaqësuesve të INSTAT, rritja e jetëgjatësisë dhe emigrimi i moshave riprodhuese janë disa nga faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në plakjen e popullsisë.

“Rritja e jetëgjatësisë te moshat e mëdha gjithashtu kontribuon në plakjen e popullsisë, ndikuar dhe nga emigracioni në moshë riprodhuese dhe me impakt kryesor në rënien e lindshmërisë. Të gjithë këto tregues demografikë bëjnë të mundur plakjen e popullsisë. Plakja e popullsisë te ne ka 3 elementë, ju përmendët skemën e pensioneve që e kemi pay as you go, që ne nuk kemi fuqi punëtore dhe ky është problemi i dytë.”

Censi 2023 ka pasur një koeficient mbulimi prej 97%, ndërkohë që vetëm një numër shumë i vogël personash kanë refuzuar t'u përgjigjen pyetjeve të anketuesve.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 1 Korrik

Si ka  nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht teksa ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 leke  dhe duke u shitur me 93.5 lekë sipas kursit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat