Qeveria e re e Shkupit rrit pensionet me 80 euro - Një rritje e dytë do të pasojë edhe në mars 2025

Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500 denarë (80 euro) shtesë do t'u paguhet pensionistëve në shtator, ndërsa rritja e dytë prej 2.500 denarë të tjera është planifikuar për në mars.
Sipas ministres së Financave, pensionistët që marrin 15.000 denarë do të kenë 17.500 denarë shtesë në shtator, ndërsa 20.000 denarë me rritjen e marsit të vitit të ardhshëm.
Qeveria e re e Shkupit mori vendime dhe për emërimin e personelit drejtues të institucioneve shtetërore. Ekzekutivi ka gjithsej 20 ministri, ndërsa qeveria ka 24 anëtarë.
Kabineti qeveritar përfshin 15 anëtarë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni Vredi dhe dy nga koalicioni ZNAM.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, deri atëherë partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE fitoi bindshëm, duke fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga LSDM i ish-kryeministrit Dimitri Kovaçevski fitoi 18 mandate në parlamentin prej 120 vendesh.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kosova pret bashkatdhetarët - Nga 1 korriku, polica kufitare është falas
Duke nisur nga dita e sotme, 1 korrik, të gjithë emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe që kthehen në vendin e tyre për pushimet verore nuk do të......

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Francë - Macron kërkon bashkimin e republikanëve për raundin e dytë
Ekstremi i djathtë në Francë mund të marrë mazhorancën absolute në Asamblenë Kombëtare dhe postin e kryeministrit, pas fitores së bindshme në raundin e parë të......

Gara e Emirateve për inteligjencën artificiale - Vendi synon të jetë forcë dominuese deri në 2031
Emiratet e Bashkuara Arabe po garojnë për të fituar terren në industrinë e inteligjencës artificiale, me synimin, ndër të tjera, për të reduktuar varësinë nga......

Sa euro bleu BSH për të frenuar forcimin e lekut? - Në tremujorin e parë të vitit u zhvilluan 3 ankande për 32.60 mln euro
Në tre muajt e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë 32.60 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore për stabilizimin e kursit të këmbimit.......

Pritet rritje e çmimeve të transportit ajror - Shkak, vonesat në prodhimin e avionëve të rinj dhe rritja e kërkesës
Probleme të reja po rëndojnë industrinë globale të aviacionit, duke paralajmëruar rritje të mëtejshme të çmimeve të biletave dhe disponueshmëri të kufizuar të......

“Zbehet” besimi në ecurinë e ekonomisë - Të gjithë sektorët, në rënie. Tregtarët presin më pak punë dhe çmime të larta
Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indeks i përmuajshëm i Bankës së Shqipërisë, regjistroi rënie me 2.6 pikë në muajin qershor, por që gjithsesi qëndron mbi......

Hapet aksi Thumanë-Kashar - Rama: Të shohin çfarë është Shqipëria 2030. Balluku: Autostrada e parë e tipit A në Shqipëri
Është hapur për qarkullim aksi Thumanë-Kashar i kategorisë ''A'', 15 muaj nga nisja e punimeve. Mjetet retro, ishin ato që inauguruan aksin e ri, i cili pritet......

Thumanë-Kashar, detajet e projektit/ Autostrada e parë e Kategorisë A, shpejtësi 130 km/orë. Impakti mbi turizem
Autostrada Thumanë-Kashar është pjesë e Korridorit Blu, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore që lidh vendin nga veriu në jug, duke qenë pjesë......