Shumica e shqiptarëve jetojnë në shtëpi deri 69 m/katror - Të pasurit “strehohen” në rreth 18 mijë banesa të mëdha

Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një banesë e cila varion nga 40-69 metër katror. Referuar të dhënave të Censit2023, vendi ynë numëron në total 726 325 banesa të zakonshme të banuara, me një rritje prej 16.460 njësish në raport me vitin 2011.
Sipas INSTAT, peshën më të lartë ndaj totalit, konkretisht 341 983 e përbëjnë njësitë me maksimumin e sipërfaqes në 69 m2, hapësirë e cila më së shumti ndahet midis 2 deri në 5 anëtarë.
Ndërsa 172 398 janë banesa me hapësirë nga 77-99 m katror në të cilën jetojnë kryesisht familje përsëri nga 2-5 anëtarë
Ajo që vihet re nga të dhënat është një numër i konsiderueshëm i popullsisë që banojnë në nën sipërfaqen 40 metër katror, ku numri i këtyre njësive regjistrohet 127 552 të tilla, dhe një pjesë të konsiderueshme zënë familjet me 4 dhe 5 anëtarë, edhe pse hapësira është tejet e vogël. Kjo vjen për shkak edhe të çmimeve në rritje të njësive të banimit vetëve të fundit ku qytetarët duke mos e përballuar koston e blerjes apo të qirasë të një banesë të madhe, janë orientuar deri shtëpive të vogla 1+1 apo garsoniereve, dhe pse nuk ofrojnë hapësirën normale të jetesës për individ.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i qytetarëve që përballojnë banesa të mëdha është i vogël. Kështu janë vetëm 54 559 banesa nga 100-129 m katror dhe më të pasurit apo ata që disponojnë hapësira mbi 130 metër katror përbëjnë shifrën më të vogël. Në vend regjistrohen vetëm 18.625 banesa me sipërfaqe të madhe të cilat disponohen nga familje nga 1-5 anëtarë.
Shifrat tregojnë edhe nivelin ekonomik të qytetarëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre financiare për të përballuar jetesë normale, ku mesa duket pjesa më e vogël e popullsisë arrin që të sigurojë metrat katror për komoditet dhe hapësira të dedikuara për secilin anëtar të familjes.
Nga numri total i banesave të banuara, 360 233 janë shtëpi private, 261 594 janë apartamente dhe pjesa tjetër shtëpi pjesërisht të veçuar dhe shtëpi në rend tarracor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kontrasti i të dhënave demografike - Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?
Në harkun kohor të 12 viteve, popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.......

Viktima dhe dëme masive - Qeveria zvicerane: Jemi 'të cenueshëm' ndaj fatkeqësive natyrore!
Një anëtar i këshillit federal ka reaguar ndaj ngjarjeve ekstreme të motit në Zvicër që kanë lënë të paktën katër persona të vdekur. Tre persona u vranë në një......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht teksa ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.4 leke dhe duke u shitur me 93.5 lekë sipas kursit......

Qeveria e re e Shkupit rrit pensionet me 80 euro - Një rritje e dytë do të pasojë edhe në mars 2025
Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500......

Kosova pret bashkatdhetarët - Nga 1 korriku, polica kufitare është falas
Duke nisur nga dita e sotme, 1 korrik, të gjithë emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe që kthehen në vendin e tyre për pushimet verore nuk do të......

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Francë - Macron kërkon bashkimin e republikanëve për raundin e dytë
Ekstremi i djathtë në Francë mund të marrë mazhorancën absolute në Asamblenë Kombëtare dhe postin e kryeministrit, pas fitores së bindshme në raundin e parë të......

Gara e Emirateve për inteligjencën artificiale - Vendi synon të jetë forcë dominuese deri në 2031
Emiratet e Bashkuara Arabe po garojnë për të fituar terren në industrinë e inteligjencës artificiale, me synimin, ndër të tjera, për të reduktuar varësinë nga......

Sa euro bleu BSH për të frenuar forcimin e lekut? - Në tremujorin e parë të vitit u zhvilluan 3 ankande për 32.60 mln euro
Në tre muajt e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë 32.60 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore për stabilizimin e kursit të këmbimit.......