Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi - Të dhënat do të mblidhen nga 1 tetori deri në 1 dhjetor 2024

Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi, që duhet të tregojë gjendjen reale të këtij sektori dhe të ofrojë të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht për strukturën e bujqësisë dhe ekonomive bujqësore, do të mbahet në periudhën nga 1 tetori deri më 1 dhjetor të këtij viti.
Thelbi i regjistrimit është mbledhja e të dhënave strukturore për sipërfaqen e tokës bujqësore të përdorur sipas kategorive të përdorimit, numrin e bagëtive sipas llojeve dhe kategorive, personat që punojnë në prodhimtarinë bujqësore me fokus të veçantë në gjini, automjete dhe objekte e të ngjashme.
Në bazë të rezultateve të regjistrimit, do të merren vendime dhe strategji për zhvillim të mëtejshëm.
Regjistrimi i bujqësisë përfshin ferma me të paktën 5000 metra katror tokë bujqësore të përdorur, 3000 metra katrorë tokë të punueshme, 1000 metra katrorë bimë aromatike, mjekësore dhe barishtore, lule dhe bimë zbukuruese, farëra dhe fidane, si dhe 1000 metra katrorë fruta, vreshta, ullishte, fidanishte dhe kultura të tjera shumëvjeçare.
Regjistrimi është i detyrueshëm për fermat që kanë të paktën 100 metra katrorë nën sera, 100 metra katrorë hapësirë për rritjen e kërpudhave dhe dhjetë koshere bletësh.
Ky do të jetë regjistrimi i katërt i bujqësisë i organizuar në Mal të Zi në njëqind vitet e fundit dhe i pari me një metodologji më të re, që kërkohet nga Bashkimi Europian.
Të dhënat e para të këtij regjistrimi do të publikohen brenda 90 ditëve nga përfundimi i tij, ndërsa për qëllime të regjistrimit, qeveria ka hartuar një projektligj që është në procedurë parlamentare dhe së shpejti pritet miratimi i tij.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Londra përpiqet të shesë shtëpitë luksoze - Oferta të “çmendura” për të joshur blerësit
Komoditetet e ofruara në komplekset e reja rezidenciale ultraluksoze në Londër po bëhen gjithnjë e më ekstravagante, teksa konkurrenca për të tërhequr klientët......

“Mos prekni pronat e shtetit!” - Kina, masa të reja për të kontrolluar burimet natyrore të vendit
Në listën e burimeve natyrore të publikuar nga Këshilli Shtetëror i vendit, Pekini deklaroi se metalet e rralla të tokës janë pronë e shtetit dhe paralajmëroi......

Gjermania, rekord eksporti armësh - Në gjysmën e parë të vitit arritën në 7,48 miliardë euro
Nga 1 janari deri më 18 qershor të këtij viti, Gjermania regjistroi eksportin e armëve me vlerë rekord prej 7.48 miliardë euro, që përbën 30 % më shumë se në......

"Turizmi ka arritur limitin e tij": Barcelona voton për të rritur taksat turistike nga tetori!
Taksa turistike e Barcelonës është një nga më të shpejtat në rritje në Europë. Që nga viti 2012, pika e nxehtë e vizitorëve ka shtuar një tarifë shtesë mbi......

Tjetër hap zhvillimi në teknologjinë smart - Investim për modernizimin e 11 n/stacioneve!
Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, firmosi kontratën e investimit për modernizinin e 11 n/stacioneve Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit......

Energjia për lokalet në plazhe, kashtoret, apo eventet - Procedurë e përshpejtuar për lidhjen me rrjetin. Për herë të parë futet “lidhja e përkohshme”
Subjektet që ushtrojnë aktivitet sezonal, sikurse janë baret gjatë sezonit veror, eventet festive, apo panairet do të lidhin kontratën e furnizimit me energji......

Nga sot, hyjnë në fuqi pagat e reja për administratën - Rritja për secilën kategori. Nga mësuesit, bluzat e bardha, policia
Nga sot mbi 83 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, të cilën do të mund ta tërheqin në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimi i......

Ndryshon lista e barnave me rimbursim - Pas 2 vitesh pa rishikim, Hyka: Do futen ilaçe të reja për sëmundjet tumorale
Lista e barnave me rimbursim do të shtohet me medikamente për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Teksa Shërbimi i Onkologjisë, në Qendrën Spitalore......