Londra përpiqet të shesë shtëpitë luksoze - Oferta të “çmendura” për të joshur blerësit

Komoditetet e ofruara në komplekset e reja rezidenciale ultraluksoze në Londër po bëhen gjithnjë e më ekstravagante, teksa konkurrenca për të tërhequr klientët ka “shpërthyer”. Një pishinë me madhësi hoteli, një palestër dhe një pritje 24 orëshe nuk mjaftojnë më për të bindur ultra të pasurit të blejnë një shtëpi. Kështu, kompanitë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme ofrojnë shërbime edhe më të "avancuara", si aksesi në grupe të mbyllura anëtarësh elitarë, shërbime botox përmes aplikacioneve celulare dhe shërbime të transportit të përditshëm të fëmijëve për në shkollat e tyre.
Është një përpjekje e fundit nga kompanitë e menaxhimit të pronave pasi shitjet e shtëpive luksoze në kryeqytetin britanik ngadalësohen dukshëm. Një raport i fundit nga firma e të dhënave të pronave LonRes tregoi se shitjet e shtëpive me vlerë më shumë se 5 milion paund ranë me të paktën 20% në maj nga viti në vit. Si rrjedhojë, ishte maji më i keq për blerjet e pronave të kësaj vlere që nga viti 2017, jashtë periudhës së pandemisë. Shtesat tani janë aq të zakonshme në mesin e kompanive të pasurive të paluajtshme saqë blerësit e interesuar i presin ato dhe i marrin parasysh kur blejnë shtëpi, veçanërisht në ndërtesa të reja.
Fokusi në shëndetin dhe stilin e jetës është rritur ndjeshëm, veçanërisht pas pandemisë. Është një nevojë që kompanitë e pasurive të paluajtshme duhet të plotësojnë aktualisht për të qëndruar të rëndësishme dhe të dëshirueshme në mesin e konkurrencës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Mos prekni pronat e shtetit!” - Kina, masa të reja për të kontrolluar burimet natyrore të vendit
Në listën e burimeve natyrore të publikuar nga Këshilli Shtetëror i vendit, Pekini deklaroi se metalet e rralla të tokës janë pronë e shtetit dhe paralajmëroi......

Gjermania, rekord eksporti armësh - Në gjysmën e parë të vitit arritën në 7,48 miliardë euro
Nga 1 janari deri më 18 qershor të këtij viti, Gjermania regjistroi eksportin e armëve me vlerë rekord prej 7.48 miliardë euro, që përbën 30 % më shumë se në......

"Turizmi ka arritur limitin e tij": Barcelona voton për të rritur taksat turistike nga tetori!
Taksa turistike e Barcelonës është një nga më të shpejtat në rritje në Europë. Që nga viti 2012, pika e nxehtë e vizitorëve ka shtuar një tarifë shtesë mbi......

Tjetër hap zhvillimi në teknologjinë smart - Investim për modernizimin e 11 n/stacioneve!
Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, firmosi kontratën e investimit për modernizinin e 11 n/stacioneve Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit......

Energjia për lokalet në plazhe, kashtoret, apo eventet - Procedurë e përshpejtuar për lidhjen me rrjetin. Për herë të parë futet “lidhja e përkohshme”
Subjektet që ushtrojnë aktivitet sezonal, sikurse janë baret gjatë sezonit veror, eventet festive, apo panairet do të lidhin kontratën e furnizimit me energji......

Nga sot, hyjnë në fuqi pagat e reja për administratën - Rritja për secilën kategori. Nga mësuesit, bluzat e bardha, policia
Nga sot mbi 83 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, të cilën do të mund ta tërheqin në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimi i......

Ndryshon lista e barnave me rimbursim - Pas 2 vitesh pa rishikim, Hyka: Do futen ilaçe të reja për sëmundjet tumorale
Lista e barnave me rimbursim do të shtohet me medikamente për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Teksa Shërbimi i Onkologjisë, në Qendrën Spitalore......

A jemi realisht 2.4 milionë banorë? - INSTAT: Nuk ka pasur manipulime. Procesi është mbikëqyrur nga ndërkombëtarët
Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me......