“Mos prekni pronat e shtetit!” - Kina, masa të reja për të kontrolluar burimet natyrore të vendit

Në listën e burimeve natyrore të publikuar nga Këshilli Shtetëror i vendit, Pekini deklaroi se metalet e rralla të tokës janë pronë e shtetit dhe paralajmëroi se asnjë organizatë apo person nuk mund të cenojë ose shkatërrojë burime të tilla. Në këtë mënyrë Kina miraton masa të reja më të ashpra për të forcuar kontrollin mbi burimet natyrore fitimprurëse.
Nga 1 tetori, kur rregullat hyjnë në fuqi, qeveria kineze do të operojë një bazë të dhënash të gjetshmërisë së metaleve të rralla për të siguruar që mund të kontrollojë nxjerrjen, përdorimin dhe eksportin e metalit.
Kina aktualisht prodhon rreth 60 % të metaleve të mineraleve rrallë në botë dhe është vendi i origjinës për rreth 90 % të metaleve të rafinuara të mineraleve të rralla në treg.
Pekini tashmë ka ndaluar eksportin e teknologjive për përpunimin e metaleve të rralla dhe prodhimin e magneteve. Në janar, autoritetet kineze ndaluan eksportet e galiumit dhe germaniumit, të cilat ishin shumë të kërkuara në industrinë e çipave kompjuterikë.
Frika se Kina dëshiron të marrë kontrollin e industrisë dhe mund të prishë zinxhirët e furnizimit në teknologji, automjete dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme kanë ndezur një garë për të siguruar furnizime nga furnizuesit alternativë. SHBA dhe BE kanë ndërmarrë përpjekje për të blerë metale të rralla brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë Vietnamin, Brazilin dhe Australi. Një vit më parë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi ndërtimin e rafinerisë së parë të madhe të metaleve të rralla jashtë Azisë, me vendndodhje në Estoni. Ajo tha se masa do të forconte qëndrueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit të Europës.
Një analizë e Parlamentit Europian të vitit 2022 paralajmëron se mbështetja e tepërt tek furnizuesit monopolistë është një rrezik i madh për Evropën. BE importon 93 % të magnezit nga Kina, 98 % të borit nga Turqia dhe 85 % të niobiumit nga Brazili. Rusia prodhon 40 % të paladiumit në botë," thuhet në analizë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania, rekord eksporti armësh - Në gjysmën e parë të vitit arritën në 7,48 miliardë euro
Nga 1 janari deri më 18 qershor të këtij viti, Gjermania regjistroi eksportin e armëve me vlerë rekord prej 7.48 miliardë euro, që përbën 30 % më shumë se në......

"Turizmi ka arritur limitin e tij": Barcelona voton për të rritur taksat turistike nga tetori!
Taksa turistike e Barcelonës është një nga më të shpejtat në rritje në Europë. Që nga viti 2012, pika e nxehtë e vizitorëve ka shtuar një tarifë shtesë mbi......

Tjetër hap zhvillimi në teknologjinë smart - Investim për modernizimin e 11 n/stacioneve!
Administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi, firmosi kontratën e investimit për modernizinin e 11 n/stacioneve Tiranë dhe Durrës, në kuadër të projektit......

Energjia për lokalet në plazhe, kashtoret, apo eventet - Procedurë e përshpejtuar për lidhjen me rrjetin. Për herë të parë futet “lidhja e përkohshme”
Subjektet që ushtrojnë aktivitet sezonal, sikurse janë baret gjatë sezonit veror, eventet festive, apo panairet do të lidhin kontratën e furnizimit me energji......

Nga sot, hyjnë në fuqi pagat e reja për administratën - Rritja për secilën kategori. Nga mësuesit, bluzat e bardha, policia
Nga sot mbi 83 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë shtesë në pagë, të cilën do të mund ta tërheqin në fillim të muajit të ardhshëm. Vendimi i......

Ndryshon lista e barnave me rimbursim - Pas 2 vitesh pa rishikim, Hyka: Do futen ilaçe të reja për sëmundjet tumorale
Lista e barnave me rimbursim do të shtohet me medikamente për trajtimin e sëmundjeve tumorale. Teksa Shërbimi i Onkologjisë, në Qendrën Spitalore......

A jemi realisht 2.4 milionë banorë? - INSTAT: Nuk ka pasur manipulime. Procesi është mbikëqyrur nga ndërkombëtarët
Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me......

Shumica e shqiptarëve jetojnë në shtëpi deri 69 m/katror - Të pasurit “strehohen” në rreth 18 mijë banesa të mëdha
Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një banesë e cila varion nga 40-69 metër katror. Referuar të dhënave të Censit2023, vendi ynë numëron në......