Rekord të ardhurash për hotelet dhe agjencitë e udhëtimit - Paga konkurruese dhe kërkesë për punonjës të rinj nga sektori i shërbimeve

Hotelet, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë që ofrojnë shërbimet e telekomunikacionit, kanë shënuar rekord shitjesh në tremujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu, këto ndërmarrje kanë punësuar më shumë punonjës të rinj krahasuar me ndërmarrjet e tjera dhe kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme pagat e tyre.
Referuar statistikave afatshkurtra të INSTAT mbi sektorin e shërbimeve, shitjet në agjencitë e udhëtimit u rritën me 27%, ndërsa në sektorin e hotelerisë ishin 12.5% më të larta se në tremujorin e parë të vitit 2023.
Sa i takon numrit të punonjësve, rezulton se shifrat e të punësuarve në ndërmarrjet e telekomunikacionit u rritën me 7.1%, ndjekur nga agjencitë e udhëtimit me 6.2% dhe hotelet me 5.7%. Paralelisht me rritjen e numrit të të punësuarve ka shkuar edhe rritja e pagave të tyre, ku krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar, pagat për ofruesit e shërbimeve në hotele u rritën me 25.4%, për agjentët e udhëtimit u rritën me 26.2%, ndërsa në ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin e transportit, magazinimit dhe postës ka pasur një rritje prej 21.9%.
Padyshim që turizmi i ka dhënë një shtysë zhvillimi bizneseve që operojnë në këtë sektor. Gjatë vitit 2023, rreth 10.1 milionë turistë vizituan Shqipërinë, ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti rezultojnë 3.3 milionë hyrje të vizitorëve të huaj. Deri në fund të vitit 2024 parashikohet që të arrihet një shifër rekord prej 14 milionë turistësh.
Ky fluks i lartë i turistëve të huaj ka ndikuar në shtimin e të ardhurave për këto biznese dhe ka rritur nevojën për punonjës të rinj. Vetëm në vitin 2023 rezulton të jenë regjistruar rreth 1.771 ndërmarrje të reja që ofrojnë shërbimin e akomodimit dhe ushqimit. Të ardhurat totale të grumbulluara nga turizmi ishin 4.2 miliardë euro duke arritur kështu në nivelin e 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof betohet si kryeministri i ri i Holandës!
Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof u betua si kryeministri i ri holandez të martën, duke udhëhequr një kabinet të gjerë të koalicionit të krahut të djathtë,......

Greqia lufton për të dytën ditë radhazi me zjarret në ishullin Kos!
Zjarrfikësit grekë luftuan një zjarr në ishullin Kos për të dytën ditë të martën, ndërsa qindra turistë dhe vendas që ishin detyruar të evakuoheshin gjatë......

Prodhuesi kryesor kinez i EV mund të tejkalojë Tesla-n si shitësi më i madh në Europë!
Prodhuesi më i madh kinez i makinave, BYD, raportoi një numër rekord të automjeteve me energji të re (NEV) në tremujorin e dytë, duke përfshirë automjete të......

Forcohet Dollari dhe Franga ndërsa euro dhe Paundi nuk luhaten!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me dje duke u blerë sot me 92.7 lekë dhe duke u shitur me 93.7 lekë. Sipas......

Rritet “frikshëm” kërkesa për karburant dhe alkool - Doganat zbehin efektet e kursit të këmbimit, rekord të ardhurash
Pavarësisht efektit të lartë të humbjes që vijon të shkaktojë rënia e kursit të këmbimit, e cila për gjysmën e parë të vitit përllogaritet në 10,8 miliardë......

Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi - Të dhënat do të mblidhen nga 1 tetori deri në 1 dhjetor 2024
Regjistrimi i bujqësisë në Mal të Zi, që duhet të tregojë gjendjen reale të këtij sektori dhe të ofrojë të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht për......

Londra përpiqet të shesë shtëpitë luksoze - Oferta të “çmendura” për të joshur blerësit
Komoditetet e ofruara në komplekset e reja rezidenciale ultraluksoze në Londër po bëhen gjithnjë e më ekstravagante, teksa konkurrenca për të tërhequr klientët......

“Mos prekni pronat e shtetit!” - Kina, masa të reja për të kontrolluar burimet natyrore të vendit
Në listën e burimeve natyrore të publikuar nga Këshilli Shtetëror i vendit, Pekini deklaroi se metalet e rralla të tokës janë pronë e shtetit dhe paralajmëroi......