Rritja e nivelit arsimor në Shqipëri - 43.2% e popullsisë 25-34 vjeç, me arsim të lartë. Afër nivelit të BE-së

Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2.3%. Kjo shifër rritet ndjeshëm për personat mbi 70 vjeç, ku analfabetizmi arrin në 7.6%. Sipas të dhënave të censit 2023, 96.8% e popullsisë 15 vjeç e lart kanë përfunduar ose janë duke ndjekur shkollën. Nëse analizojmë shifrat sipas gjinisë, rezulton se përqindja e meshkujve që ndjekin shkollën është 0.8% më e lartë krahasuar me femrat.
"Scan Intel" ka analizuar shifrat për të kuptuar nivelin arsimor të popullsisë në vendin tonë. Të dhënat tregojnë se përqindja e popullsisë që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën ka rënë nga 4.1% në vitin 2011 në 3.2% në vitin 2023. Më shumë se gjysma e popullsisë, afro 55% ka përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë, me meshkujt që përfaqësojnë 57.9% dhe femrat 52.1% të këtij grupi. Përkatësisht, arsimi i mesëm i ulët është përfunduar nga 38.8% e popullsisë, dhe 34.8% kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, i cili konsiderohet si niveli minimal që ndihmon individët të kenë një pjesëmarrje të plotë në shoqëri.
Vetëm 0.6% e popullsisë 15 vjeç e lart nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor. Në harkun kohor të 12 viteve vëmë re se ka një rritje të dukshme në përqindjen e popullsisë me arsim të lartë (universitar dhe pasuniversitar), nga 10.7% në vitin 2011 në 20.2% në vitin 2023. Ndër ata me arsim të lartë, 55.7% janë femra dhe 44.3% janë meshkuj. Përqindja e femrave me arsim të lartë ka qenë në rritje të vazhdueshme, nga 41.1% në vitin 2001 në 51.% në vitin 2011 dhe 55.7% në vitin 2023.
Në grupmoshën 25-34 vjeç, 43.2% kanë përfunduar arsimin universitar dhe pasuniversitar, duke u krahasuar pothuajse në të njëjtin nivel me popullsinë e BE-së për këtë grupmoshë (43.1%) dhe vetëm 1.8 pikë përqindje më pak se targeti i BE-së prej 45% për vitin 2030. Për të njëjtën grupmoshë, 32.9% kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe 23.7% kanë përfunduar arsimin bazë. Ndër të arsimuarit që kanë ndjekur studimet universitare rezulton se dominon gjinia femërore me 53%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

36.4% e çifteve nuk “guxojnë” të bëjnë fëmijë - Censi 2023/ Mbi 60 mijë nëna mbajnë ngarkesën të vetme
Vështirësitë ekonomike, shtrenjtimi i kostove të jetesës, pasiguritë në punë, kanë bërë që afro 36.4 për qind e çifteve në Shqipëri të mos “guxojnë” të sjellin......

Tapi për pronat në 106 fshatra me potencial turistik - FSHZH kërkon konsulent: Mbështetje për regjistrimin fillestar, apo përditësimin e pasurive
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kërkon një konsulent që do ofrojë mbështetje për procesin e regjistrimit fillestar apo përditesimin e pasurive të paluajtshme......

OKB miraton rezolutën kineze për mundësi të barabarta të inteligjencës artificiale!
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë kineze me mbështetjen e SHBA-së që u kërkon vendeve të pasura të mbyllin hendekun e......

Eliminohen një sërë tarifash për bizneset - Ndryshojnë rregullat për shërbimet në QKB, çdo veprim kalon online
Bizneset do të kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Për......

Rekord të ardhurash për hotelet dhe agjencitë e udhëtimit - Paga konkurruese dhe kërkesë për punonjës të rinj nga sektori i shërbimeve
Hotelet, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë që ofrojnë shërbimet e telekomunikacionit, kanë shënuar rekord shitjesh në tremujorin e parë të këtij viti.......

Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof betohet si kryeministri i ri i Holandës!
Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof u betua si kryeministri i ri holandez të martën, duke udhëhequr një kabinet të gjerë të koalicionit të krahut të djathtë,......

Greqia lufton për të dytën ditë radhazi me zjarret në ishullin Kos!
Zjarrfikësit grekë luftuan një zjarr në ishullin Kos për të dytën ditë të martën, ndërsa qindra turistë dhe vendas që ishin detyruar të evakuoheshin gjatë......

Prodhuesi kryesor kinez i EV mund të tejkalojë Tesla-n si shitësi më i madh në Europë!
Prodhuesi më i madh kinez i makinave, BYD, raportoi një numër rekord të automjeteve me energji të re (NEV) në tremujorin e dytë, duke përfshirë automjete të......