“Taksë e sheshtë 9-11% është ideale” - Dilaveri: Mos krijojmë pabarazi. Ndryshimet e shpeshta fiskale, të dëmshme

Rrëzimi i vendimit nga Gjykata Kushtetuese për taksimin e profesioneve të lira me 15% për Flobens Dilaverin, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Tatimeve është pozitiv. Për SCAN tv, Dilaveri ka thënë se shkalla e taksimit është relative, por ideale është niveli 9-11 %, i cili vendos barazi dhe nuk rëndon tatimpaguesit.
“U bë një tentativë për t’i rikthyer në skemë, sepse ishin parë dhe elementë abuzimi me kategori të caktura të profesionistëve të lirë, të cilët duke shfrytëzuar këtë hapësirë ndryshonin statuset ligjore në mënyrë që të përfitonin. Ai duhet të taksohet shkalla e taksimit është relative dhe gjykohet, por ajo që do të ishte ideale është niveli 9-11% i një takse të sheshtë, e cila vendos barazi dhe nuk i rëndon tatimpaguesit. Por që të vijojmë dhe të kemi kategori të cilat përjashtohen për efekte ekstra fiskale unë mendoj që nuk është e drejtë dhe krijojmë pabarazi e para dhe e dyta për kategori të caktuara mësohen për të mos paguar për vite të tëra në kurriz të shoqërisë” – thotë Dilaveri.
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” me llogaritjet e këstit të parapagimit, shkaktoi debate te bizneset e profesioneve të lira, të cilët e konsideruan zbatimin e tij jokorrekt. Por, ndërkohë për të mos cënuar konkurrueshmërinë, Dilaveri thekson se sa më i qëndryeshëm të jetë një sistem taksimi, aq më shumë i shërben konsolidimit, pasi politikat fiskale të shpeshta krijojnë pasiguri ekonomike.
“Nuk janë të frikshme vetëm për bizneset apo për individët që ushtrojnë biznes dhe që në një farë mënyre kanë planet e tyre të biznesit, të cilat nuk bëhen as për 6 muaj as për 1 vit, por për të paktën 5 vjet. Kjo është e dëmshme dhe për vetë administratën tatimore dhe për vetë strukturat e saj që merren me mbledhjet e të ardhurave. Taksa sa më e qëndrueshme të jetë, aq më shumë i shërben konsolidimit fiskal dhe vetë biznesit”- thekson Dilaveri.
Ndërsa sa i takon reformës së pagave në administratë, e cila do të pasohet nga ajo e pensioneve, Dilaveri ka thënë se është hap pozitiv që duhet të vijohet edhe nga privati.
“Është një hap, i cili pundhënësit privat i bën që ta mendojnë, por në një farë mënyre është një garë, e cila do të vijojë gjithë kohën”- shton ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Tatimeve Flobens Dilaveri”.
Duke nisur nga data 1 korrik hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës publike. Pagat do të rriten për të gjitha profesionet, duke bërë që paga mesatare në administratë të kalojë mbi 100 mijë lekë në muaj bruto.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

Rritja e nivelit arsimor në Shqipëri - 43.2% e popullsisë 25-34 vjeç, me arsim të lartë. Afër nivelit të BE-së
Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2.3%. Kjo shifër rritet ndjeshëm për personat mbi 70 vjeç, ku analfabetizmi......

36.4% e çifteve nuk “guxojnë” të bëjnë fëmijë - Censi 2023/ Mbi 60 mijë nëna mbajnë ngarkesën të vetme
Vështirësitë ekonomike, shtrenjtimi i kostove të jetesës, pasiguritë në punë, kanë bërë që afro 36.4 për qind e çifteve në Shqipëri të mos “guxojnë” të sjellin......

Tapi për pronat në 106 fshatra me potencial turistik - FSHZH kërkon konsulent: Mbështetje për regjistrimin fillestar, apo përditësimin e pasurive
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kërkon një konsulent që do ofrojë mbështetje për procesin e regjistrimit fillestar apo përditesimin e pasurive të paluajtshme......

OKB miraton rezolutën kineze për mundësi të barabarta të inteligjencës artificiale!
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë kineze me mbështetjen e SHBA-së që u kërkon vendeve të pasura të mbyllin hendekun e......

Eliminohen një sërë tarifash për bizneset - Ndryshojnë rregullat për shërbimet në QKB, çdo veprim kalon online
Bizneset do të kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Për......

Rekord të ardhurash për hotelet dhe agjencitë e udhëtimit - Paga konkurruese dhe kërkesë për punonjës të rinj nga sektori i shërbimeve
Hotelet, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë që ofrojnë shërbimet e telekomunikacionit, kanë shënuar rekord shitjesh në tremujorin e parë të këtij viti.......

Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof betohet si kryeministri i ri i Holandës!
Ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof u betua si kryeministri i ri holandez të martën, duke udhëhequr një kabinet të gjerë të koalicionit të krahut të djathtë,......

Greqia lufton për të dytën ditë radhazi me zjarret në ishullin Kos!
Zjarrfikësit grekë luftuan një zjarr në ishullin Kos për të dytën ditë të martën, ndërsa qindra turistë dhe vendas që ishin detyruar të evakuoheshin gjatë......