Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2024, 13:12

Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023? - Gjokutaj: Të rritet kapaciteti i administratës dhe të menaxhohet buxheti 

Nga SCAN TV
Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023? -

Të dhënat e Censit 2023 u analizuan në emisionin Ekonomia 3D, por duke e parë në aspektin ekonomik, si do të ndikoj në ekonominë shqiptare gjithëçka u nxorr nga Censi 2023?

Eduart Gjokutaj Ekspert Ekonomie:

“Së pari qeveria do të duhet të rifokusohet dhe njëherë në dokumentet e saj për të vendosur objektiva të qarta dhe të arritshme pasi në shumë politikat që ndërtohet deri tani, bazohet në objektiva strategjikë, kanë qasje otimiste apo nuk tregojnë atë realitetin i cili në vetvete tashmë mund të revizionojë gjithë këtë politikë”.

Sipas ekspertit një rëndësi ka rritja e numrit të administratës si dhe një menaxhim i mirë i rritjes së buxhetit.

“Duhet të rritet shumë më tepër kapaciteti i administratës, i menaxhimit të buxhetit dhe në përgjithësi i koordinimit me biznesin dhe të gjithë grupet e interesit. Pasi një politikë e zhvilluar siç është bërë deri tani e ndarë ku qeveria ka vendosur më shumë objektiva për veten e saj”.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat