Sa e sigurojnë shqiptarët makinën e tyre kur udhëtojnë? - AMF: Kompanitë e sigurimit fituan 5.3 mld lekë nga mjetet motorike

Sigurimi i mjeteve me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë territorit të vendit tonë, është shoqëruar me një rritje prej 21.71% të numrit të kontratave krahasuar me periudhën janar-maj 2023. Rritja në numrin e kontratave është shoqëruar edhe me rritjen prej 1.60% të vëllimit të primeve të shkruara bruto nga sigurimi “Karton Jeshil”.
Si pasojë e flukseve të shtuara të shtetasve që përdorin makinën e tyre për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, ka pasur një numër gjithnjë e më të lartë të personave që zgjedhin sigurimin me “Karton Jeshil”. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se në 5 muajt e parë të vitit, rreth 3 milionë shqiptarë kanë udhëtuar jashtë vendit duke përdorur një nga mënyrat e transportit rrugor, detar apo ajror.
Sa i takon sigurimit të mjeteve motorike me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të vendit tonë, të ardhurat nga ky sigurim kanë pasur një rritje prej 3.43%. Ndërkohë që edhe numri i kontratave u rrit me 5.33%. Në periudhën janar-maj 2024 janë shënuar 6.1 milionë hyrje-dalje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Përveç të huajve që zgjedhin të sigurojnë makinën e tyre kur futen në territorin shqiptar, ka edhe shumë emigrantë shqiptarë me makina me targa të huaja të cilët preferojnë sigurimin kufitar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga sigurimi i mjeteve motorike kapën shifrën 5.3 miliardë lekë në 5 muajt e parë të këtij viti. Fitimi i kompanive të sigurimit u rrit me 11.53% krahasuar me janar-maj 2023.
Për mjetet motorike që qarkullojnë brenda vendit tonë, bashkarisht me shumën e të ardhurave ka pasur një rritje prej 13.21% të numrit të kontratave nga sigurimi MTPL e brendshme.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023? - Gjokutaj: Të rritet kapaciteti i administratës dhe të menaxhohet buxheti
Të dhënat e Censit 2023 u analizuan në emisionin Ekonomia 3D, por duke e parë në aspektin ekonomik, si do të ndikoj në ekonominë shqiptare gjithëçka u nxorr......

Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - 8 mijë euro në vit, ERE miraton kërkesën e ALPEX për Tregun Brenda së Njëjtës Ditë
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar aplikimin e 3 tarifave të reja për anëtarët e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. E para përfshin tarifën......

“Taksë e sheshtë 9-11% është ideale” - Dilaveri: Mos krijojmë pabarazi. Ndryshimet e shpeshta fiskale, të dëmshme
Rrëzimi i vendimit nga Gjykata Kushtetuese për taksimin e profesioneve të lira me 15% për Flobens Dilaverin, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Tatimeve......

Rritja e nivelit arsimor në Shqipëri - 43.2% e popullsisë 25-34 vjeç, me arsim të lartë. Afër nivelit të BE-së
Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2.3%. Kjo shifër rritet ndjeshëm për personat mbi 70 vjeç, ku analfabetizmi......

36.4% e çifteve nuk “guxojnë” të bëjnë fëmijë - Censi 2023/ Mbi 60 mijë nëna mbajnë ngarkesën të vetme
Vështirësitë ekonomike, shtrenjtimi i kostove të jetesës, pasiguritë në punë, kanë bërë që afro 36.4 për qind e çifteve në Shqipëri të mos “guxojnë” të sjellin......

Tapi për pronat në 106 fshatra me potencial turistik - FSHZH kërkon konsulent: Mbështetje për regjistrimin fillestar, apo përditësimin e pasurive
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kërkon një konsulent që do ofrojë mbështetje për procesin e regjistrimit fillestar apo përditesimin e pasurive të paluajtshme......

OKB miraton rezolutën kineze për mundësi të barabarta të inteligjencës artificiale!
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë kineze me mbështetjen e SHBA-së që u kërkon vendeve të pasura të mbyllin hendekun e......

Eliminohen një sërë tarifash për bizneset - Ndryshojnë rregullat për shërbimet në QKB, çdo veprim kalon online
Bizneset do të kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Për......