“Lamtumirë” para cash! - Gjermania shkëputet me ritëm të shpejtë nga paraja e gatshme

Lidhja e gjermanëve me paratë e gatshme po shkrihet nga viti në vit, kështu që në vitin 2023 vetëm 51 % e të gjitha pagesave janë bërë me kartëmonedha dhe monedha, konfirmoi Bundesbank. Banka qendrore tha në një studim të gjerë dhe të rregullt mbi zakonet e pagesave të gjermanëve se kjo ishte shtatë pikë përqindje më pak se në edicionin e mëparshëm nga viti 2021.
Pagesat me karta debiti janë në rritje dhe përdorimi i tyre është rritur me pesë pikë, në 27 %. Pagesat me pajisje inteligjente po bëhen gjithashtu më të shpeshta, me një rritje prej 4% dhe zgjerim në 6 % të të gjitha transaksioneve.
Sipas vlerës së pagesave, kartela e debitit me një peshë prej 32 % ka kaluar për herë të parë cash-in, e cila ka mbuluar 26 % të xhiros. Kjo gjithashtu do të thotë që njerëzit paguajnë shuma më të mëdha me karta. Më shumë se dy të pestat e të anketuarve, 44 % e, thanë se preferojnë kartat e debitit për pagesë.
Në përgjithësi, pagesa pa para është gjithnjë e më e përhapur. Përkatësisht, për 80 % të të gjitha pagesave është bërë e mundur pagesa me kartë apo telefon, 20 % më shumë se në vitin 2021. Konsumatorët gjermanë iu drejtuan shpejt pagesave me karta gjatë pandemisë. Megjithatë, në këtë fushë, Gjermania vazhdon të mbetet prapa vendeve të tjera perëndimore.
Gjermanët mbajnë para në dorë sepse nuk duan të heqin dorë nga privatësia kur bëjnë pagesa, sipas Bundesbank. Sipas shumicës së të anketuarve, shpejtësia dhe thjeshtësia janë në favor të pagesës pa para cash.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zbulimi fantastik që pritet të ndryshojë botën: “Bateria e re litium-jon për automjetet elektrike”
Kompania britanike ‘Nyobolt’ nga Kembrixh ka zhvilluar një bateri të re litium-jon për një automjet elektrik që karikon nga 10 deri në 80 % në më pak se pesë......

Greqia shkon kundër “rrymës” - Miratohet java e punës me 6 ditë
48 orë punë, ose gjashtë ditë në javë. Kështu vendosi qeveria në Greqi. Arsyeja? Stimulimi i rritjes së vendit dhe plotësimi i hendekut të punësimit të......

STAFI I KREDO.AL DHURON GJAK NË NDIHMË TË PACIENTËVE DHE FËMIJËVE TALASEMIKË NË KËTO DITË TË NXEHTA VERE
Në këto ditë të nxehta vere, stafi i Kredo.al ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë dhe të rëndësishme duke dhuruar gjak për pacientët dhe fëmijët talasemikë.......

Sa e sigurojnë shqiptarët makinën e tyre kur udhëtojnë? - AMF: Kompanitë e sigurimit fituan 5.3 mld lekë nga mjetet motorike
Sigurimi i mjeteve me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë territorit të vendit tonë, është shoqëruar me një rritje prej 21.71% të numrit të kontratave......

Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023? - Gjokutaj: Të rritet kapaciteti i administratës dhe të menaxhohet buxheti
Të dhënat e Censit 2023 u analizuan në emisionin Ekonomia 3D, por duke e parë në aspektin ekonomik, si do të ndikoj në ekonominë shqiptare gjithëçka u nxorr......

Bursa e energjisë, 3 tarifa të reja - 8 mijë euro në vit, ERE miraton kërkesën e ALPEX për Tregun Brenda së Njëjtës Ditë
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar aplikimin e 3 tarifave të reja për anëtarët e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. E para përfshin tarifën......

“Taksë e sheshtë 9-11% është ideale” - Dilaveri: Mos krijojmë pabarazi. Ndryshimet e shpeshta fiskale, të dëmshme
Rrëzimi i vendimit nga Gjykata Kushtetuese për taksimin e profesioneve të lira me 15% për Flobens Dilaverin, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Tatimeve......

Rritja e nivelit arsimor në Shqipëri - 43.2% e popullsisë 25-34 vjeç, me arsim të lartë. Afër nivelit të BE-së
Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2.3%. Kjo shifër rritet ndjeshëm për personat mbi 70 vjeç, ku analfabetizmi......