Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2024, 12:16

Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për linjën e re 35 kV në Rajonin e Vlorës

Nga SCAN TV
Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për

Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV, që do të lidhë nënstacionin Kafaraj dhe nënstacionin Hoxharë e Re, në Rajonin e Vlorës. Sipas dokumenteve të tenderit, linja e re me dy qarqe do ketë parametra dhe standarde edhe për linje 110kV nëse në një perspektivë do të jetë e nevojshme rritja e nivelit të tensionit.

Hapja e këtij tenderi vjen pas atij të pak javëve më parë, për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik në zonën e Akërnisë, si dhe zhvillimin e linjës 35 kV Akërni - Aeroporti i Vlorës. Ky tender kishte një fond limit prej 427 mln lekësh, ndërsa në dokumentete shqëoruese specifikohej se aryseja e ndërtimit ishte siguria e furnizimit me energjie elektrike e aeroportit të Vlorës, që parashikohet të nisë funksionimin vitin që vjen.

Në dokumentet e tenderit, OSSH specifikonte se procedura prokuruese është hapur pas vlerësimit të gjendjes aktuale te rrjetit të tensionit të mesëm 35kV në zonën bregdetare që furnizon nëntacionet midis rajonit Akërni – Aeroport – Vlorë, sidomos në nënstacionin Kafaraj dhe problematikat me furnizimin me energji elektrike në periudhat e ngarkuara të stinës së verës.  Ndërkohë që, paralelisht me aeroportin synohet rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të abonentëve familjarë dhe bizneseve të zonës turistike bregdetare.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Korrik

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 92.7 lekë dhe shitet me 93.7 lekë sikurse edhe një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane gjithashtu......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat