Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve - Sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja, sipas Censit 2023?

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 49.4% janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se sa gjuhë të huaja flasin të dy gjinitë.
Në një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amëtare, me një përqindje pak më të lartë të femrave në krahasim me meshkujt. Konkretisht, janë afro 1.1 milionë femra dhe 1.08 milionë meshkuj që flasin gjuhën amëtare. Përveç gjuhës shqipe, një numër i konsiderueshëm i tyre flasin edhe gjuhë të huaja. Në total, 37,033 qytetarë flasin të paktën një gjuhë tjetër, ndërsa 13,719 prej tyre flasin disa gjuhë të huaja..
Sipas të dhënave statistikore, rezulton se hendeku mes femrave dhe meshkujve të cilët zotërojnë dhe flasin disa gjuhë të huaja është i vogël . Femrat që flasin disa gjuhë përbëjnë 50.2% të totalit, ndërsa meshkujt 49.8%.
Por nga të anketuarit një pjesë e konsiderueshme kanë zgjedhur të mos përgjigjen lidhur me aftësitë që ato kanë për të mësuar gjuhët e huaja. Janë përkatësisht 29,120 qytetarë që kanë refuzuar ti përgjigjen kësaj pyetjeje, ku nga këto shumica ishin meshkuj.
Mund të themi se këto të dhëna reflektojnë një trend të fortë drejt shumëgjuhësisë dhe shkallës së lartë të interesit për gjuhët e huaja në vendin tonë. Edhe pse në pyetësorin e Censit nuk është e përcaktuar se cilën gjuhë të huaj flasin më shumë qytetarët shqiptarë, mund të themi që gjuha angeleze përdoret gjerësisht në vendin tonë qoftë në ambientet universitare apo edhe ato të punës.
Sipas një studimi të EF EPI, mbi aftësitë e përdorimit dhe njohjes së gjuhës angleze, Shqipëria është vlerësuar me 533 pikë në vitin 2023, duke u renditur kështu në vendin e 39-të mes 108 vendeve. Sipas tabelës së pikëve Shqipëria bën pjesë në intervalin 500- 549 pikë, të cilat tregojnë për një nivel B2 të pjesëmarrësve që i janë nënshtruar testimit. Nëse krahasojmë njohuritë e përvetësuara nga pjesëmarrësit shqiptarë, shifrat tregojnë se ato janë njohës më të mirë të gjuhës angeleze se 62% e pjesëmarrësve nga 108 vende të botës.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

50% e popullsisë, internet broadband në 2027 - Kompanitë e rrjeteve fikse investuan 2.6 mld lekë për këto shërbime
Zhvillimet teknologjike dhe orientimi drejt përdorimit të aksesit broadband në internet, kanë bërë që në vitet e fundit të ketë një rritje të konsiderueshme të......

Kush e “braktisi” Shqipërinë përgjatë 12 viteve? - Censi, më pak shtetas banues me origjinë nga Greqia dhe Amerika
Referuar rezultateve të Censit, nga popullsia banuese në Shqipëri rreth 99.4% e tyre kanë shtetësi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 0.6%, janë me......

Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për linjën e re 35 kV në Rajonin e Vlorës
Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV, që do të lidhë nënstacionin......

Fuqizohet ushtria, buxheti rritet 27 milionë euro në vit - Blerje armatimesh dhe sistemesh kompjuterike për forcat e luftimit
Qeveria shqiptare po i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të ushtrisë, duke dhënë mbështetjen e nevojshme buxhetore për këtë qëllim. Referuar programit......

Ekonomia parashikohet në rritje 3 vitet e ardhshëm - Mbështetet tek konsumi dhe investimet. Tregu i punës konsiderohet shqetësim
Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një trend pozitiv në rritje në vitet në vijim. Referuar programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, të botuar në Fletoren......

'Shrinkflation'/ Supermarketet franceze nisin fenomenin e ’tkurrjes’ së produkteve!
Supermarketet tani do të duhet të informojnë klientët e tyre kur një produkt është viktimë e "tkurrjes". Kjo do të thotë që sasia e mallrave që ofrohet është......

Raporti: Historia sugjeron që Bitcoin do të arrijë një nivel të ri të të gjitha kohërave këtë vit!
Bitcoin nuk ka arritur majën e ciklit aktual të vlerësimit dhe ka të ngjarë të kalojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave këtë vit, sipas një raporti......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 92.7 lekë dhe shitet me 93.7 lekë sikurse edhe një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane gjithashtu......