Cilat ishin rreziqet për ushtrinë në 2023? - Bali: Mbështesim autoritetet e FA në fushën e zbulimit dhe kundërzbulimit

Mungesa e gatishmërisë operacionale apo veprimtaritë me karakter spiunazhi kanë qenë disa nga problematikat kryesore të Forcave të Armatosura, ndaj të cilave ka pasur një vëmendje të shtuar. Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare është zhvilluar një seancë dëgjimore me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes lidhur me raportimin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2023.
Gjatë mbledhjes, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes listoi rreziqet dhe kërcënimet ndaj Forcave të Armatosura gjatë vitit të kaluar.
“Për sa i përket rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj Forcave të Armatosura, vëmendje e veçantë i është kushtuar problematikave të sigurisë fizike, infrastrukturës, sigurisë kibernetike, sigurisë së informacionit, aktiviteteve të paligjshme, gatishmërisë operacionale në forcat e armatosura, veprimtarive me karakter spiunazhi që mund të cenojnë sigurinë e forcave tona të armatosura, përgatitja e vlerësimit të kërcënimit lokal për rajonet e dislokimit të përhershëm, njësive dhe reparteve ushtarake të forcave të armatosura si dhe rajoneve stërvitore ku mund të përmendet se janë zhvilluar një sërë stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.”
Ai u ndal gjithashtu në mbështetjen që Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, ka ofruar për Forcat e Armatosura.
“Synimi kryesor i AISM ka qenë realizimi i detyrave në funksion të përmbushjes së misionit të saj, atë për mbështetjen e autoriteteve të drejtimit dhe komandimit të forcave të armatosura me inteligjencë në fushën e zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurisë. Viti 2023 është shënjuar nga ngjarje me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar.”
Rigjallërimi i industrisë ushtarake është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes, teksa së fundmi ka parashikuar edhe një rritje të buxhetit kushtuar ushtrisë. Aktualisht, po investohet në rritjen e kapaciteteve ushtarake nëpërmjet modernizimit të armatimeve dhe sistemit të mbrojtjes në tërësi.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Çfarë parashikon strategjia e tregut të punës? - Prioritetet kryesore janë nga punësimi i të rinjve, te ata me aftësi të kufizuara
Punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore të Buxhetit afatmesëm 2025-2027. Por, cilat janë prioritetet për t’u konkretizuar? Ato nisin që nga......

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve - Sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja, sipas Censit 2023?
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 49.4% janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra.......

50% e popullsisë, internet broadband në 2027 - Kompanitë e rrjeteve fikse investuan 2.6 mld lekë për këto shërbime
Zhvillimet teknologjike dhe orientimi drejt përdorimit të aksesit broadband në internet, kanë bërë që në vitet e fundit të ketë një rritje të konsiderueshme të......

Kush e “braktisi” Shqipërinë përgjatë 12 viteve? - Censi, më pak shtetas banues me origjinë nga Greqia dhe Amerika
Referuar rezultateve të Censit, nga popullsia banuese në Shqipëri rreth 99.4% e tyre kanë shtetësi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 0.6%, janë me......

Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për linjën e re 35 kV në Rajonin e Vlorës
Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV, që do të lidhë nënstacionin......

Fuqizohet ushtria, buxheti rritet 27 milionë euro në vit - Blerje armatimesh dhe sistemesh kompjuterike për forcat e luftimit
Qeveria shqiptare po i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të ushtrisë, duke dhënë mbështetjen e nevojshme buxhetore për këtë qëllim. Referuar programit......

Ekonomia parashikohet në rritje 3 vitet e ardhshëm - Mbështetet tek konsumi dhe investimet. Tregu i punës konsiderohet shqetësim
Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një trend pozitiv në rritje në vitet në vijim. Referuar programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, të botuar në Fletoren......

'Shrinkflation'/ Supermarketet franceze nisin fenomenin e ’tkurrjes’ së produkteve!
Supermarketet tani do të duhet të informojnë klientët e tyre kur një produkt është viktimë e "tkurrjes". Kjo do të thotë që sasia e mallrave që ofrohet është......