Cilat janë shtetet ku pushojnë më shumë shqiptarët? - Kamberi: Kanë filluar të rezervojnë nga Zanzibar dhe Tailandë përtej sezonit veror

INSTAT raportoi se agjencitë turistike kanë shënuar rekord shitjesh për tre muajt e parë të këtij viti. Por, ku rezervojnë më shumë shqiptarët dhe se cilat janë shtetet më të preferuara?
Migena Kamberi, Eksperte Turizmi:
“Thuhet që këtë vit do të jetë një vit bombë le ta quajmë, dhe shqiptarët kanë preferuar më shumë te rezervojnë më shumë në zonat bregdetare në disa vende të ndryshme. Ka kryesuar Turqia dhe Egjipti, por nuk mund të lëmë pas Italinë dhe Spanjën. Kemi filluar të kemi prenotime të shumta se kuptohet që Turqia dhe Egjipti është gjithmonë në krye të listës.”
Ndërkohë jashtë sezonit veror, sipas ekspertes Kamberi shqiptarët po shkojnë përtej Europës.
“Nëse flasim jashtë sezonit, është që shqiptarët kanë filluar të rezervojnë në Zanzibar, në Tailandë, kanë filluar të zhvillojnë më shumë horizontin për të parë dhe kultura të reja.
Në të dhënat e INSTAT, raportohet se rezervimet në hotele janë rritur me 5.7%. Sipas kreut të shoqatës së Tur-operatorëve, janë shifra normale në raport me numrin e turistëve.
Besnik Vathi, Kryetari i Shoqatës së Tur-operatorëve:
“Është normale ne nuk duhet të çuditeshim edhe sikur të ishte 15-20%, por kjo rritje rreth 5% ndoshta i afrohet më shumë realitetit.
Por çfarë kërkohet më shumë nga turistët përsa i përket qëndrimit?
“Kërkohen edhe apartamente me qira, kërkohen edhe hotele. Në plazhe janë kryesisht hoteleve të plazheve, që ofrojnë shërbime të ndryshme.”
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Cilat ishin rreziqet për ushtrinë në 2023? - Bali: Mbështesim autoritetet e FA në fushën e zbulimit dhe kundërzbulimit
Mungesa e gatishmërisë operacionale apo veprimtaritë me karakter spiunazhi kanë qenë disa nga problematikat kryesore të Forcave të Armatosura, ndaj të cilave......

Çfarë parashikon strategjia e tregut të punës? - Prioritetet kryesore janë nga punësimi i të rinjve, te ata me aftësi të kufizuara
Punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore të Buxhetit afatmesëm 2025-2027. Por, cilat janë prioritetet për t’u konkretizuar? Ato nisin që nga......

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve - Sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja, sipas Censit 2023?
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 49.4% janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra.......

50% e popullsisë, internet broadband në 2027 - Kompanitë e rrjeteve fikse investuan 2.6 mld lekë për këto shërbime
Zhvillimet teknologjike dhe orientimi drejt përdorimit të aksesit broadband në internet, kanë bërë që në vitet e fundit të ketë një rritje të konsiderueshme të......

Kush e “braktisi” Shqipërinë përgjatë 12 viteve? - Censi, më pak shtetas banues me origjinë nga Greqia dhe Amerika
Referuar rezultateve të Censit, nga popullsia banuese në Shqipëri rreth 99.4% e tyre kanë shtetësi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 0.6%, janë me......

Investimet energjetike në bregdet - Tender 473 mln lekë për linjën e re 35 kV në Rajonin e Vlorës
Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV, që do të lidhë nënstacionin......

Fuqizohet ushtria, buxheti rritet 27 milionë euro në vit - Blerje armatimesh dhe sistemesh kompjuterike për forcat e luftimit
Qeveria shqiptare po i kushton vëmendje të veçantë fuqizimit të ushtrisë, duke dhënë mbështetjen e nevojshme buxhetore për këtë qëllim. Referuar programit......

Ekonomia parashikohet në rritje 3 vitet e ardhshëm - Mbështetet tek konsumi dhe investimet. Tregu i punës konsiderohet shqetësim
Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një trend pozitiv në rritje në vitet në vijim. Referuar programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, të botuar në Fletoren......