Europa Postuar më 4 Korrik 2024, 12:20

Zgjedhjet në Britani, rezultati që pritet - Konservatorët e kryeministrit Sunak dhe humbja e madhe

Nga SCAN TV
Zgjedhjet në Britani, rezultati që pritet - Konservatorët e

Britania duket e gatshme të zgjedhë liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, si kryeministër me qytetarët, të cilët u janë drejtuar qendrave të votimit. Sondazhet e opinionit e vendosin partinë e qendrës së majtë të Starmerit në rrugën e një fitoreje dërrmuese, me votuesit që u kthejnë shpinën konservatorëve pas një periudhe trazirash që çuan në pesë kryeministra të ndryshëm në tetë vjet.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se shumë votues thjesht duan ndryshim, në vend që të mbështesin me zjarr Laburistët. Në deklaratën e tij, Starmer u tha votuesve se sot, Britania mund të fillojë një kapitull të ri. Ai shtoi se vendi nuk mund të përballojë pesë vjet të tjera nën konservatorët. Por, ndryshimi do të ndodhë vetëm nëse votohen laburistët.

Sunak, i cili shpalli zgjedhjet muaj më herët se sa pritej, javët e fundit ka braktisur thirrjen e tij për një fitore të pestë radhazi të Konservatorëve, duke kaluar në vend të paralajmërimit për rreziqet që hap rrugën për një Parti Laburiste të pakundërshtueshme në parlament.

Nëse sondazhet janë të sakta, Britania do të ndjekë vendet e tjera europiane në ndëshkimin e qeverive të tyre pas një krize të kostos së jetesës që rrjedh nga pandemia COVID-19 dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ndryshe nga Franca, Britania duket se do të lëvizë në qendrën e majtë dhe jo më tej djathtas. Laburistët kanë mbajtur një epërsi midis 15 dhe 20 pikëve që nga koha kur Sunak u zgjodh nga ligjvënësit e tij në tetor 2022 për të zëvendësuar Liz Truss.

Modelimi nga anketuesit parashikon se laburistët janë në rrugën e duhur për një nga fitoret më të mëdha zgjedhore në historinë britanike, me një shumicë të mundshme në parlament që do të tejkalonte ato të arritura nga Tony Blair, ose Margaret Thatcher, megjithëse një numër i lartë votuesish janë të pavendosur dhe pjesëmarrja mund të jetë e ulët. Starmer, ish-kryeprokurori i Anglisë dhe Uellsit, mori drejtimin e Laburistëve nga veterani socialist, Jeremy Corbyn, pasi pësuan humbjen më të thellë në 2019-ën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat