Më shumë përfitues nga skemat dhe nafta falas - Sa do të jetë buxheti për bujqësinë në 3 vitet e ardhshëm? Bien fondet në raport me PBB

Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë nuk është në ditët e tij më të mira dhe ka më shumë nevojë për vëmendje e financim në mënyrë që të garantojë të ardhura të qëndrueshme për fermerët dhe të parandalohet shpopullimi i fshatrave. Por mesa duket edhe në tre vitet e ardhshme, ky sektor nuk do të jetë prioritet në financimin me buxhet.
Referuar programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 të botuar në Fletoren Zyrtare, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë nga rreth 14.2 miliardë lekë që është për vitin 2024, pritet që në vlerë nominale të ketë një rritje graduale nga viti në vit dhe të shkojë në 15.3 miliardë lekë në 2027, me një kapërcim prej 1.1 miliardë lekë.
Por, nëse do ta shikojmë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, mbështetja buxhetore Ministrinë e Bujqësisë zbret nga 0.58% e PBB që është aktualisht në 0.54% të PBB në vitin 2027. Gjithashtu, projektohet në rënie edhe në raport me shpenzimet e përgjithshme të qeverisë.
Sa i takon zërave të shpenzimeve, vihet re se fondet më të mëdha janë alokuar për mbështetjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, dhe parashikohen me rritje rreth 1.2 miliardë lekë në vitin 2027, në raport me 2024-ën.
Me këtë buxhet synohet të mbështeten 14.500 fermerë me subvencione në vitin 2027, dhe të rritet numri i përfituesve të skemës së naftës falas për punime të mekanizuara në bujqësi nga 31.500 përfitues në vitin 2024 në 33000 përfitues në 2027.
Ndërsa për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit fondet buxhetore janë parashikuar në ulje përgjatë periudhës 2025-2027.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pronarët braktisin automjetet elektrike - Rikthimi i përdoruesve tek gazi natyror
Një studim i kryer nga McKinsey zbuloi se 46% e amerikanëve që zotërojnë makina elektrike kanë vendosur të kalojnë në një automjet me gaz, krahasuar me një......

Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogarasë
Në tunelin e Llogarsë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e......

Cilat janë shtetet ku pushojnë më shumë shqiptarët? - Kamberi: Kanë filluar të rezervojnë nga Zanzibar dhe Tailandë përtej sezonit veror
INSTAT raportoi se agjencitë turistike kanë shënuar rekord shitjesh për tre muajt e parë të këtij viti. Por, ku rezervojnë më shumë shqiptarët dhe se cilat......

Cilat ishin rreziqet për ushtrinë në 2023? - Bali: Mbështesim autoritetet e FA në fushën e zbulimit dhe kundërzbulimit
Mungesa e gatishmërisë operacionale apo veprimtaritë me karakter spiunazhi kanë qenë disa nga problematikat kryesore të Forcave të Armatosura, ndaj të cilave......

Çfarë parashikon strategjia e tregut të punës? - Prioritetet kryesore janë nga punësimi i të rinjve, te ata me aftësi të kufizuara
Punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore të Buxhetit afatmesëm 2025-2027. Por, cilat janë prioritetet për t’u konkretizuar? Ato nisin që nga......

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve - Sa prej tyre flasin disa gjuhë të huaja, sipas Censit 2023?
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 49.4% janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra.......

50% e popullsisë, internet broadband në 2027 - Kompanitë e rrjeteve fikse investuan 2.6 mld lekë për këto shërbime
Zhvillimet teknologjike dhe orientimi drejt përdorimit të aksesit broadband në internet, kanë bërë që në vitet e fundit të ketë një rritje të konsiderueshme të......

Kush e “braktisi” Shqipërinë përgjatë 12 viteve? - Censi, më pak shtetas banues me origjinë nga Greqia dhe Amerika
Referuar rezultateve të Censit, nga popullsia banuese në Shqipëri rreth 99.4% e tyre kanë shtetësi shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 0.6%, janë me......