Nga Shkodra në Berat, investime për turizmin natyror - BERZH hap tenderët, sipas projektit 40 mln euro për infrastrukturën dhe turizmin

Ndërtimi i rrugës së Velipojës, ndërtimi i Muzeut të ri të Lundrimit në Shkodër apo ndërhyrje në rrugën drejt Parkun të Tomorrit, me qëllim përmirësimin e ofertës turistike natyrore, duke përmirësuar aksesueshmërinë.
Këto janë investimet që parashikohet të realizohen në vijim në kuadër të projektit 40 mln euro për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, teksa në sistemin e prokurimeve të BERZH janë hapur tenderët për kompanitë e interesuara.
Ndërhyrjet në rrugën e Velipojës apo për Muzeun e Lundrimit nuk janë të vetmet në kuadër të këtij projekti për Qarkun Shkodër, pasi në javët e fundit janë hapur edhe disa tenderë të tjerë për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës apo për rikonstruksionin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të zeza në këtë zonë.
Po kështu, edhe për Beratin përveç ndërtimit të aksit rrugor nga kryqëzimi i rrugës Berat – Poliçan, në fshatin Vodicë deri në fshatin Dardhë, me gjatësi 15.2 km apo restaurimit dhe zgjerimit të Çezmës së Tarikos, në Tomorr, që parashikohen në tenderin e sapohapur, më herët u zhvillua edhe një tjetër procedurë për ndërhyrje në Kalanë e Beratit, duke synuar rritjen e atraktivitetit turistik të këtij destinacioni.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Çfarë ndodhi me tregtinë e jashtme në Maj? - Kafeja, diamantet, makinat dhe mobiliet, grupet që shënuan rekord historik importesh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Maj të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të......

Përfundon projekti për rrugët lokale dhe rajonale - Raporti i BB: Përfshiu 10 mijë km rrugë. Dy kontrata janë ende aktive
Projekti 50 milionë dollarë për rrugët lokale dhe rajonale, i mbështetur me kredi nga Banka Botërore ka përfunduar në fund të qershorit, teksa në vlerësimin......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

“Personat në nevojë punësohen në ndërmarrje sociale” - Rreth 1000 familje do të dalin nga skema e ndihmës ekonomike deri në 2027-ën
Në tre vitet e ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon të zvogëlojë numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe të ofrojë mbështetje......

Si do zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? - Metoda e re/ Tatimet marrin kompetenca të shtuara, do të aplikohet taksë ekstra
Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen......

BE-ja konfirmon tarifa të larta për automjetet elektrike kineze, që hyjnë në fuqi menjëherë!
Komisioni Europian ka konfirmuar atë që dukej të ishte një përfundim i paracaktuar: tarifa të larta do të vendosen për automjetet elektrike me bateri (BEV) të......

Raporti i ri paralajmëron se çmimi i ushqimeve bazë mund të rritet deri në vitin 2030!
Pandemia, rritja e normave të interesit dhe konfliktet gjeopolitike kanë rezultuar në një rritje dramatike të çmimit të shumë produkteve ushqimore në......

Shteti “parajsë”, në prag të kolapsit - Borxhet marramendëse të Maldiveve ndaj Kinës
Maldivet përballen me sfida të mëdha financiare. Agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch paralajmëroi këtë javë se kombi ishull rrezikon të mos jetë në gjendje......