Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2024, 13:45

Strukturë parlamentare për auditimin e sektorit publik - Në vijim, më tepër kontrolle mbi zbatimin e buxhetit të shtetit

Nga SCAN TV
Strukturë parlamentare për auditimin e sektorit publik - Në

Buxheti i shtetit do t'i nënshtrohet një kontrolli më të rreptë nga Kuvendi, pasi pritet të ngrihet një nënkomision “Për Auditimin e Sektorit Publik”, pranë Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Ky nënkomision do të shqyrtojë raportet e qeverisë dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit të shtetit, do të kontrollojë raportet e auditimit të KLSH dhe do të ndjekë zbatimin e rekomandimeve. Analizimi i raportit vjetor të performancës së KLSH-së, kontrolli i pasqyrave vjetore financiare të këtij institucioni, shqyrtimi i projektbuxhetit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe raportimi i gjetjeve te Komisioni për Ekonominë dhe Financat, janë disa nga kompetencat e tjera të kësaj strukture. Nënkomisioni mund të organizojë seanca dëgjimore lidhur me çështje që janë pjesë e fushës së kompetencave dhe të japë rekomandime për institucionet përkatëse.

Ky nënkomision i jep rekomandime Komisionit për Ekonominë dhe Financat mbi audituesit e jashtëm të llogarive të KLSH-së, pas nisjes së procedurave për përzgjedhjen e tyre.

Të gjitha këto kontrolle financiare do të rrisin transparencën dhe llogaridhënien, si dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e efektivitetit në përdorimin e burimeve publike. Gjithashtu, nënkomisioni do të sigurojë llogaridhënien e KLSH në Kuvend, pa ndërhyrë në pavarësinë e institucionit.

Ai do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve do të jenë në cilësinë e bashkëkryetarëve. Dy anëtarë zëvendësues do të jenë gjithashtu pjesë e nënkomisionit.

Ledina Elezi/SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Korrik

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat