Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2024, 16:59

847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” - 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?

Nga SCAN TV
847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” -

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e Investimeve të Strehimit Social. Sipas tij ka një vlerë financimi prej 490 milionë lekësh nga buxheti i shtetit.

Këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin.

Por cilat janë familjet përfituese nga ky projekt?

Familjet që përfitojnë janë 11% familje me ndihmë ekonomike, 21.6% të mëshuar por pa përkrahje, 13.2% persona me aftësi të kufizuar, 2.5% familje me një prind, 2% familje me gra kryefamiljare, 3.2% emigrantë të rikthyer, 2% viktima të trafikimit, 34.5 % kategori të tjera sipas ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Ndërsa shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas planit ku, 57 milionë lekë janë për adaptimin e objektit dhe kthimin në banesë sociale për strehimin e 35 familjeve në kushte të vështira ekonomike, në Bashkinë Mat. Më tej, 335 milionë lekë për programin e “Përmirësimit të kushteve të banimit” për 547 familje në 19 bashki. Gjithashtu, 98 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale për 265 familje, që i përkasin kategorive të strehimit social.

Diamila Leka/ Scan

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Korrik

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Partia Socialiste 10 Prill Scan TV

Rritja e pagës së mjekëve deri në 2,000 euro

Partia Socialiste ka premtuar se paga e mjekëve do të arrijë deri në 2,000 euro. Ky premtim synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë motivimin e......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Partia Socialiste 10 Prill Scan TV

Rritja e pagës së mjekëve deri në 2,000 euro

Partia Socialiste ka premtuar se paga e mjekëve do të arrijë deri në 2,000 euro. Ky premtim synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të rrisë motivimin e......