Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2024, 14:46

Fundi i “turizmit patriotik” në Shqipëri? - Bellaqa: Të ulen çmimet, treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë!

Nga SCAN TV
Fundi i “turizmit patriotik” në Shqipëri? - Bellaqa:

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka dhënë ndikim në turizmin shqiptar. Eksperti i ekonomisë dhe pedagog në Kosovë Jakup Bellaqa, pohon për SCAN tv se shumë shqiptarë të Kosovës po i drejtohen shteteve të tjera, jo vetëm për të takuar të afërmit, por edhe për pushime, ku kërkesat për të vizituar destinacione ku nuk mund t’i preknin më parë janë të larta. Sipas ekspertit, biznesi turistik shqiptar duhet të ulë çmimet si dhe të rrisë shërbimet, në mënyrë që të mos e humbasë turizmin patriotik.

“Çmimet në Shqipëri së fundi janë rritur shumë sidomos në bregdet, e kjo për shkak të kërkes-ofertës. Kjo rritje është e lartë për akomodim dhe shërbime të tjera, prandaj do të sugjeroja që të ulen, pasi kjo do të largojë turistët nga Kosova”- ka thënë Bellaqa.

Por si ka ndikuar lëvizja në kufi pa kontrolle dhe çfarë ka prodhuar zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë? Eksperti sugjeron se duhet të hiqen dhe bariera të tjera, në mënyrë që sektori turistik dhe tregu ekonomik të jetë i përbashkët.

“Sugjeroj që dy qeveritë të miratojnë dhe përgatitin një ligj për çmimet e produkteve bazike. Tregu ekonomik turistik dhe ekonomik duhet të jetë i përbashkët dhe Kosova duhet të shtojë importet nga Shqipëria”- shton Bellaqa.

Gjatë vitit të fundit Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë, ku vendin e Serbisë e ka zënë Shqipëria. Gjatë vitit 2023 është shënuar rritje e ndjeshme e importeve nga Shqipëria me +28 për qind krahasuar me vitin 2022.

Alida Lula / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Korrik

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Lëvizja Bashkë 10 Prill Scan TV

Buxheti për Bujqësinë në 5%

Lëvizja Bashkë ka premtuar se do të dërgojë buxhetin e shtetit për sektorin e bujqësisë në 5% ndaj totalit të buxhetit, duke përmirësuar mbështetjen financiare......