"Nuk ka më pritshmëri për goditje nga inflacioni" - Meka: Ulja e normës bazë, nxitet kredimarrja dhe konsumi

Vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë me 0.25 pikë përqindje për herë të parë që nga marsi 2022, eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka e cilëson si të arsyeshme, pasi nuk ka më pritshmëri për goditje nga inflacioni. Për SCAN tv, ai ka thënë se Banka e Shqipërisë ka marë në analizë gjithë faktorët në tregun e brendshëm, duke lehtësuar politikën monetare.
"Ky vendim vjen në një rrjedhë logjike dhe krejtësisht të arsyeshme, tashmë është e qartë se nuk kemi më pristhëmri për godotje nga ana e infalcionit dhe duket se kërkesa e brendshme fillon të shfaqi disa shenja stajacioni ose anemie, të cilat BSH natyrisht duke i analizuar dhe ka arritur në përfundimin që duhet të lehtësojë politikën monetare me qëllim për t'i paraprirë kësaj tendence të rritjes së çmimeve"- ka thënë Elvin Meka.
Në shkurt 2022, Banka e Shqipërisë filloi shtrëngimin e politikës monetare në përgjigje të rritjes së inflacionit, duke e çuar normën bazë nga 0.5% në 3.25%, me rritjen e fundit që ishte në nëntor 2023. Por tashmë, sipas ekspertit Meka, ekonomia shqiptare nuk po krijon inflacion pavarësisht rritjes së kredisë.
"Pavarësisht rritjes së qëndrueshme të kredisë në ekonomi, inflacioni që vjen nga zgjerimi i bazës monetare, nuk ka rritje. Pra, nuk po importojmë inflacion, për sa kohë kemi një rënie të dukshme të inflacionit në ekonomitë e vendeve të BE nga ne marrim shumicën e produkteve"- ka thënë eksperti Meka.
Sipas Mekës, problematika është tek konsumi i brendshëm dhe deflacioni është shumë i vështirë të diktohet. Ndërsa sa i takon kursit të këmbimit me rritjen e turizmit ai thotë:
"BSH gjatë muajit Korrik dhe 2-javshin e parë të muajit Gusht ku jemi në pikun e sezonit turistik mund të gjykojë të arsyeshme ndërhyrje të herëpashershmenë treg, jo për një objektiv për të fiksuar një kurs të caktuar të lekut kundrejt euros, pasi nuk ekziston një objektiv të shkruar për këtë qëllim, por më shumë i shërben ndoshta ruajtjes së një niveli psikologjik të këmbimit duke e mbajtur diku në 100.2-100.3-100.4, por gjithmonë pa shkelur thyerjen e kufirin 1 euro, 100 lekë"- shton Meka.
Presionet mbiçmuese të lekut sipas BSH, janë rishfaqur në tregun valutor të nxitura nga rritja e ofertës që vjen si pasojë e zgjerimit të mëtejshëm të flukseve hyrëse të turizmit.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

Strukturë parlamentare për auditimin e sektorit publik - Në vijim, më tepër kontrolle mbi zbatimin e buxhetit të shtetit
Buxheti i shtetit do t'i nënshtrohet një kontrolli më të rreptë nga Kuvendi, pasi pritet të ngrihet një nënkomision “Për Auditimin e Sektorit Publik”, pranë......

Nga Shkodra në Berat, investime për turizmin natyror - BERZH hap tenderët, sipas projektit 40 mln euro për infrastrukturën dhe turizmin
Ndërtimi i rrugës së Velipojës, ndërtimi i Muzeut të ri të Lundrimit në Shkodër apo ndërhyrje në rrugën drejt Parkun të Tomorrit, me qëllim përmirësimin e......

Çfarë ndodhi me tregtinë e jashtme në Maj? - Kafeja, diamantet, makinat dhe mobiliet, grupet që shënuan rekord historik importesh
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Maj të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të ndryshëm. Mes shifrave të......

Përfundon projekti për rrugët lokale dhe rajonale - Raporti i BB: Përfshiu 10 mijë km rrugë. Dy kontrata janë ende aktive
Projekti 50 milionë dollarë për rrugët lokale dhe rajonale, i mbështetur me kredi nga Banka Botërore ka përfunduar në fund të qershorit, teksa në vlerësimin......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan blihet sot me 92.4 lekë dhe shitet me 93.4 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme. Sipas kursit të këmbimit......

“Personat në nevojë punësohen në ndërmarrje sociale” - Rreth 1000 familje do të dalin nga skema e ndihmës ekonomike deri në 2027-ën
Në tre vitet e ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon të zvogëlojë numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe të ofrojë mbështetje......

Si do zbulohen pasuritë e pajustifikuara të individëve? - Metoda e re/ Tatimet marrin kompetenca të shtuara, do të aplikohet taksë ekstra
Administrata tatimore do të ketë në fokus të vëmendjes evidentimin e individëve me pasuri të pa justifikuar, pra që nuk kanë të ardhura të ligjshme për blerjen......

BE-ja konfirmon tarifa të larta për automjetet elektrike kineze, që hyjnë në fuqi menjëherë!
Komisioni Europian ka konfirmuar atë që dukej të ishte një përfundim i paracaktuar: tarifa të larta do të vendosen për automjetet elektrike me bateri (BEV) të......