Bota Postuar më 17 Qershor 2022, 09:56

Manipuluan çmimin e Dogecoin në një "skemë kriptopiramidale" - Elon Musk, SpaceX dhe Tesla paditet për 258 miliardë dollarë përvetësime

Nga SCAN TV

Elon Musk, SpaceX dhe Tesla jane paditur në gjykatën federale me pretendimet se Musk "manipuloi" drejtpërdrejt çmimin e Dogecoin në një "skemë kriptopiramidale" të qëllimshme të kryer përmes Twitter.

Paditësi Keith Johnson i cili bleu Dogecoin në 2021 po kërkon një padi kolektive në Distriktin Jugor të Nju Jorkut kundër Musk dhe kompanive të tij SpaceX dhe Tesla, për të paktën 86 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Johnson argumenton se Musk rriti çmimin e Dogecoin me postimet e tij në Twitter për të, por se monedhës i mungon "vlera themelore" dhe Musk e promovoi atë për "fitimin, ekspozimin dhe argëtimin e tij".

Johnson po kërkon gjithashtu urdhra gjyqësore për të ndaluar Musk nga promovimi i Dogecoin dhe për të deklaruar tregtimin e Dogecoin si një formë kumari, sipas ligjit federal dhe të Nju Jorkut.

Padia pretendon se Dogecoin është një "ndërmarrje e paligjshme mashtrimi" e nxitur nga promovimi dhe manipulimi në Twitter.

Vlera e Dogecoin ka qenë në rënie gjatë vitit të kaluar, duke rënë në 0,057 dollarë për monedhë, nga kulmi prej 64 dollarësh majin e kaluar.

Kriptomonedha u lançua në vitin 2013 me 0,0002 dollarë për monedhë. Musk filloi promovimin e Dogecoin në vitin 2019 me një sërë postimesh në Twitter që përfshinin "DOGE" dhe "Mallra Tesla të blera me Dogecoin", të cilat të dyja rritën vlerën e Dogecoin.

Në shkurt 2021, Musk u tërhoq nga mbështetja e tij, duke ju drejtuar njerëzve që anulojnë llogaritë e tyre Dogecoin. Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim nisi një hetim atë muaj ndaj Musk për tweetet e tij në lidhje me Dogecoin.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat