Bota Postuar më 16 Qershor 2022, 14:52

“Mbarojnë” shishet e qelqit - Mungesa e lëndëve të para, shkak i krizës

Nga SCAN TV

Rritja e kostove të prodhimit dhe ndërprerja e zinxhirit të furnizimit po gjunjëzojnë prodhuesit e birrës në Belgjikë. Kompani si “Huyghe Breuery” nuk kanë më shishe qelqi. Tashmë atyre iu duhet të mbështeten në rezerva të kufizuara që vijnë nga Rusia, për të përmbushur kërkesat. Shumë prej kompanive në këtë sektor eksportojnë deri në 87% të shisheve të qelqit. Kompania belge “Huyghe Breuery” ka 110 të punësuar dhe prodhon 250 mijë hektolitra në vit. Por nëse situata vijon e tillë gjatë verës, prodhimi do të ulet deri në 20%.

Cmimet e qelqit kanë shënuar rekord për shkak të rritjes së kostos energjitike në një kohë që prodhuesit duan të rrisin volumin. Kalimi tek kanaçet mund të jetë një zgjidhje për disa prodhues birrash të cilët kanë nevojë për shishe qelqi, por ka probleme globale dhe me aluminin. Përfaqësuesit e industrisë së birrës pohojnë se kompanitë më të vogla rrezikojnë të përfshihen nga kriza.

Por kjo do ë varet nga vendi nga i cili furnizohen, ku shesin produktin e tyre dhe nëse praktikojnë rikthimin e shisheve për riciklim. Por analistë të sektorit parashikojnë se shumë prej kompanive të vogla prodhuese do të duhet të ndërpresin furnizimin. Kjo është goditja e rradhës për sektorin e birrës në Europë. Në kontinent ky sektor krijon më shumë se 2 milion vende pune përgjatë zinxhirit të prodhimit: nga gruri tek qelqi. Gjithë kjo në një moment që ekonomia europiane po përpiqet të rimarrë veten pas pandemisë së Covid 19.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=hU9tXISaCrY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat