Rritet norma e interesit në SHBA - Zgjerimi me 0,75 pikë përqindje, për të frenuar inflacionin
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 0,75 pikë përqindje për të frenuar inflacionin dhe parashikoi një ngadalësim të ekonomisë dhe rritje të papunësisë në muajt në vijim. Rritja e normës ishte më e madhja e shpallur nga banka qendrore e SHBA që nga viti 1994 dhe erdhi pasi të dhënat e fundit treguan pak përparim në punën e saj për të kontrolluar një rritje të mprehtë të çmimeve.
Zyrtarët e bankës qendrore paralajmëruan gjithashtu një rrugë më të shpejtë të rritjes së normave, duke përafruar politikën monetare me një ndryshim të shpejtë këtë javë në pikëpamjet e tregut financiar për atë që do të duhet për të vënë nën kontroll presionet e çmimeve.
"Inflacioni mbetet në nivele të larta, duke reflektuar çekuilibrat e ofertës dhe kërkesës lidhur me pandeminë, çmimet më të larta të energjisë dhe presionet më të gjera të çmimeve," tha Komiteti Federal i Tregut të Hapur të Bankës Qendrore në një deklaratë në fund të takimit të tij të fundit dyditor në Uashington. "Komiteti është i angazhuar fuqishëm për kthimin e inflacionit në objektivin e tij prej 2%. Deklarata citonte luftën në Ukrainë dhe politikat e bllokimit të Kinës si burime të presioneve shtesë të inflacionit.
Kreu i Fed, Jerome Powell, than ë një konferencë për mediat se politikëbërësit "arritën në mendimin" se duhej të bënin më shumë parapërgatitje për t'i çuar më shpejt normat në një interval më neutral.
Për më tepër, Powell tha se një rritje me tre të katërtat e pikes, ose gjysmë pikë përqindje do të ishte "me shumë gjasa" rezultati i duhur i takimit të ardhshëm të bankës qendrore në fund të korrikut. Me vendimin e fundit, norma bazë afatshkurtër e fondeve federale arriti në një interval prej 1.50% në 1.75%, dhe zyrtarët e Fed parashikuan se do të rritej në 3.4% deri në fund të këtij viti dhe në 3.8% në 2023.
Shtrëngimi i politikës monetare u shoqërua me një ulje të perspektivës ekonomike të Fed, me ekonominë që tani shihet duke u ngadalësuar në një normë rritjeje nën trendin prej 1.7% këtë vit, papunësia u parashikua të rritet në 3.7% deri në fund të këtij viti dhe 4.1% deri në vitin 2024.
SCAN
Sondazh

Edhe zvicra rrit normën e interesit - Për herë të parë në 15 vite për të frenuar zgjerimin e inflacionit
Banka Kombëtare e Zvicrës rriti të enjten normën bazë të interesit për herë të parë në 15 vjet, duke u bashkuar me bankat e tjera qendrore në shtrëngimin e......

Shkupi kufizon marzhet për produktet bazë - Ekspertët e ekonomisë: Nuk është zgjidhje për konsumatorët
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e rradhës së marzhit tregtar për produktet ushqimore bazë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është......

500 mijë euro pensione “të humbura” në Kosovë - Shkak, regjistrimi me vonesë i vdekjeve në zyrat e gjendjes civile
Përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Kosovë shprehen se jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e......

Emiratet nuk duan më grurë indian - Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2......

Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve. Vendimi u mor pas javësh......

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......

Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit......