Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2022, 13:17

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra

Nga SCAN TV

Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky qëndrimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit vjetor në Kuvend, ku theksoi rëndësinë e mbrojtjes nga inflacioni të shtresave në nevojë.

Ai tha se banka po punon edhe për garantimin e shërbimeve bankare bazike për shtresat në nevojë, një projekt që është paralajmëruar më herët nga Qeveria, e cila parashikon pajisjen me karta sociale të pensionistëve e qytetarëve që nuk kanë llogari bankare.

Sejko përmendi edhe përmirësimin e pozicionit të Shqipërisë sa i përket rrezikut të pastrimit të parave duke ju referuar raportit të sapo publikuar nga Moneyval.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=4MNeZEP7CRs

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat