Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë.
Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe besueshmërisë së Bankës së Shqipërisë në sytë e publikut. Gjithashtu, ky raportim mundëson prezantimin e këndvështrimit të Bankës së Shqipërisë mbi situatën ekonomike dhe financiare në vend dhe sfidat e së ardhmes, duke ndihmuar dialogun konstruktiv midis institucioneve.
“Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve. Për më tepër, frytet e kësaj rimëkëmbjeje ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshëm i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes” tha Sejko.
“Pozicioni i jashtëm ekonomik dhe financiar i vendit erdhi në përmirësim. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 7.7% të PBB-së gjatë vitit 2021, kundrejt nivelit 8.7% të regjistruar një vit më parë. Po ashtu, borxhi i huaj i vendit shënoi rënie. Në planin fiskal, rritja ekonomike dhe rënia e deficitit buxhetor sollën reduktimin në 73.2% të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, nga niveli 74.5% i regjistruar në vitin 2020. Paralelisht me këto zhvillime, stabiliteti monetar dhe financiar i vendit erdhi në konsolidim. Tregjet financiare operuan të qeta, kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm, dhe kushtet e kreditimit u përmirësuan. Gjithashtu, sistemi bankar pati një ecuri pozitive gjatë vitit 2021. Ndërmjetësimi financiar erdhi në rritje, ndërsa treguesit e kapitalizimit, të likuiditetit dhe të përfitueshmërisë, u përmirësuan dhe ishin ndjeshëm mbi kërkesat tona rregullatore. Ekspozimi i aktivitetit të sektorit bankar ndaj rreziqeve është i kontrolluar, ndërsa ushtrimet e provës së rezistencës sugjerojnë se aftësia e tij për të përballuar goditje shfaqet e lartë”, u shpreh Guvernatori.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Warren Buffett me një shifër rekord bamirësie – Dhuron 48 miliard dollarë gjatë gjithë jetës së tij
Warren Buffett, investitori legjendar i njohur si "Oracle of Omaha", njoftoi se ai ka dhuruar afërsisht 4 miliardë dollarë të aksioneve të konglomeratit të tij......

31 mijë punonjës u “pushuan” nga puna - Si e ndryshoi pandemia tregun? Rritet numri i kontribuuesve, por pensionet 235 mln euro deficit
Pas goditjes që mori tregu i punës gjatë 2020-ës për shkak të mbylljes totale të ekonomisë në kuadër të masave anticovid, viti që lam pas ka ndryshuar......

AMF nënshkruan memorandumin e IAIS/ Mete: Mbikëqyrje më efektive të grupeve ndërkufitare të sigurimeve
Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, nënshkroi zyrtarisht aderimin e AMF, që u bë autoriteti i 77-të mbikëqyrës nga 152 anëtarë të......

Tender për pedonale në liqenin e Paskuqanit - Bashkia e Kamzës do të shpenzojë 209,7 milionë lekë
Pedonalja dhe Zona Rekreative priten të ndërtohen përreth Parkut të Liqenit të Paskuqanit. Me një vlerë prej dyqind e nëntë milion e shtatëqind e tre mijë e......

A është vërtet i dobishëm një dush i ftohtë? - Rezultatet e eksperimentit
A është dushi i ftohtë me të vërtetë aq i mirë për shëndetin siç thonë ata? Për një kohë të gjatë për këtë çështje ishte interesuar një gazetar nga Amerika,......

Izraeli krijon injeksionin unik që shëron HIV-AIDS!
Një ekip studiuesish izraelitë ka zhvilluar një vaksinë të re për modifikimin e gjeneve që mund të kurojë HIV-AIDS. Virusi i mungesës së imunitetit të njeriut......

Kumbaro për qeset plastike: Nga 1 korriku nisin kontrollet e rrepta dhe gjobat
Ministrja Mirela Kumbaro ka mbajtur një takim në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, anëtarë të Bashkimit......

Nafta tregtohet poshtë 120 dollarë për fuçi - Rimëkëmbje e lehtë, pas humbjeve me mbi 2% një ditë më parë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje të lehtë nga rritja e......