Nafta tregtohet poshtë 120 dollarë për fuçi - Rimëkëmbje e lehtë, pas humbjeve me mbi 2% një ditë më parë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje të lehtë nga rritja e konsumit, gjatë sezonit të pushimeve, por edhe nga tkurrja e furnizimit të tregut.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 119 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 116 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, dy bençmarkët kryesorë ranë me 2%, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje, rritja më e madhe që nga viti 1994.
Investitorët vijojnë të jenë të fokusuar te furnizimi i shtrënguar i tregut, edhe për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, në një kohë që kërkesa po rimëkëmbet me shpejtësi.
Referuar të dhënave të tjera, prodhimi i naftës në SHBA, pas disa muajsh në stanjacion, u rrit me 100 mijë fuçi gjatë javës së kaluar, në totalin e 12 milionë fuçive në ditë, niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2020. Gjithashtu, Administrata për Informimin mbi Energjinë njoftoi se rezervat e naftës bruto dhe të karburanteve të distiluara u rritën gjatë javës që u mbyll më 10 qershor.
SCAN
Sondazh

Euro, e qëndrueshme në mbi 1.04 dollarë - Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi Rezerva Federale nuk ndoqi një politikë agresive me rritjen e normave të interesit, në......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Vendimi i FED për rritjen e interesave ishte i pritshëm nga investitorët
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi vendimi i Rezervës Federale për të rritur normën......

Zbulohet në Mars “syri i njeriut”!
Agjencia europiane e hapësirës ESA ka publikuar një foto të realizuar në malësitë jugore të Marsit nga orbiteri Mars Express. Ky imazh tregon qartë një objekt......

Shkencëtarët zbulojnë se konsumimi i tepërt i peshkut mund të çojë në kancer të lëkurës!
Konsumimi i lartë i peshkut mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të melanomës. Studiuesit e Universitetit Brown zbuluan se ata me një konsum ditor të......

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan - Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë!
Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag......

Rikuperojnë ndjeshëm valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 119.6 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë sipas kursit......

97% e stafit kërcënon të largohet – Linja ajrore britanike përballet me më shumë kaos në prag të sezonit veror!
Pasagjerët e British Airways përballen me më shumë kaos pasi punonjësit e linjave ajrore kanë votuar në favor të një greve të pushimeve verore. Ekuipazhi i......

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka asnjë lidhje me BE-në!
Çfarë është GJEDNJ? GJEDNJ është një gjykatë ndërkombëtare me seli në Strasburg, Francë. Ajo u krijua për të zbatuar Konventën Europiane për të Drejtat e......