Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan - Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë!
Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag të zgjedhjeve në tetor.
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (15.06.). Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea.
Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. "Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022", tha ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Një pjesë do të stacionohet në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër do të jetë në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend.
Mandati pritet të miratohet nga Bundestagu qysh javën e ardhshme. Grupi parlamentar opozitar CDU/CSU e përshëndet rikthimin e ushtarëve gjermanë në EUFOR-Althea, por kritikon numrin e kontingjentit. Folësi i këtij grupi për çështje të politikës së jashtme, Jürgen Hardt, u shpreh në një deklaratë për media, se limitimi i numrit të ushtarëve deri në 50 nuk mjafton. Sipas Hardt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte kërkuar një numër më të lartë.
Sinjal më të fortë kanë kërkuar edhe deputetët e partisë së koalicionit qeveritar, SPD, Gruene, FDP, të cilët kanë përgatitur një projekt-rezolutë, ku kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe atë civil.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christina Lambrecht, dhe Sifet Podzic, ministri i mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, më 4 maj 2022, në Sarajevë
EUFOR (European Union Force) ALTHEA përbëhet aktualisht nga 18 ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse. Batalioni ndërkombëtar në kampin Butmir, Sarajevë, mbështet organet e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Veç kësaj EUFOR ALTHEA mban në dispozicion një trupë ndërhyrëse në rast keqësimi të gjendjes.Nisur nga tensionet e krijuara kohëve të fundit ndërmjet etnive, komandanti aktual i EUFOR-it ka thirrur katër kompani të njësisë rezervë, pra, gjithsej deri në 500 ushtare dhe ushtarë. Deutsche Welle
E . S / SCAN
Sondazh

Rikuperojnë ndjeshëm valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 119.6 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë sipas kursit......

97% e stafit kërcënon të largohet – Linja ajrore britanike përballet me më shumë kaos në prag të sezonit veror!
Pasagjerët e British Airways përballen me më shumë kaos pasi punonjësit e linjave ajrore kanë votuar në favor të një greve të pushimeve verore. Ekuipazhi i......

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka asnjë lidhje me BE-në!
Çfarë është GJEDNJ? GJEDNJ është një gjykatë ndërkombëtare me seli në Strasburg, Francë. Ajo u krijua për të zbatuar Konventën Europiane për të Drejtat e......

OBSH paralajmëron: 99% e popullsisë së botës po thith ajër të pasigurt!
Pothuajse e gjithë popullata e botës po thith ajër të ndotur, duke reduktuar më shumë se dy vjet nga jetëgjatësia mesatare globale. Sipas gjetjeve të fundit......

Europa dhe Kanadaja i japin fund ‘luftës’ mes tyre – Vendosin kufirin e tyre të parë tokësor!
Kanadaja dhe Danimarka më në fund i dhanë fund "luftës" së tyre prej dekadash, duke luftuar për flamuj, uiski dhe schnapps në një ishull të pabanuar në......

Bitcoin: Tregu po përjeton një rënie të re - Situata në përgjithësi vlerësohet si negative nga analistët ekonomikë
Çmimi i Bitcoin është ulur 28% nga një javë më parë, dhe tani është -67% nga nivelet më të larta që nga nëntori. Analistë dhe ekspertë e vlerësojnë situatën e......

Parlamenti europian kundërshton licencën e gjelbër - Komisioni europian e kishte miratuar atë për gazin dhe energjinë bërthamore
Parlamenti europian nuk ka miratuar licencën e gjelbër për gazin dhe energjinë bërthamore duke e konsideruar të dëmshëm për ambientin. Licenca ishte miratuar......

Milionerët largohen nga Rusia - 15 mijë prej tyre pritet të ikin nga vendi brenda vitit 2022
Milionerë që lënë vendin e tyre për të qenë më të sigurtë se nuk do të humbasin kapital. Të parët që largohen janë ata nga Rusia dhe Ukraina. Por vendi që......