Parlamenti europian kundërshton licencën e gjelbër - Komisioni europian e kishte miratuar atë për gazin dhe energjinë bërthamore
Parlamenti europian nuk ka miratuar licencën e gjelbër për gazin dhe energjinë bërthamore duke e konsideruar të dëmshëm për ambientin. Licenca ishte miratuar më parë nga komisioni europian.
Me 76 vota kundër 62 dhe 4 abstenime, komisionet për Mjedisin dhe Çështjet Ekonomike të Parlamentit Europian, të mbledhura në seancën e përbashkët në Bruksel, hodhën poshtë përpjekjen e Komisionit Europian për të pranuar gazin bërthamor dhe natyror në kriteret e klasifikimit të aktivitete të qëndrueshme ekonomike, të cilat kualifikohen për investime të gjelbra.
Dy komisionet e eurodeputetëve hodhën poshtë aktin e deleguar të Komisionit me të cilin, duke përcaktuar gazin natyror dhe bërthamor si energji "kalimtare", atyre u jepet përkohësisht një lloj licence qëndrueshmërie.
Votimi tani do të duhet të konfirmohet nga seanca plenare e Parlamentit Europian, nga 4 deri më 7 korrik. Nëse shumica absolute e anëtarëve – 353 - konfirmon kundërshtimin ndaj aktit të deleguar të propozuar, Komisioni do të duhet ta tërheqë ose ta ndryshojë atë.
Klasifikimi për aktivitet e qëndrueshme ekonomike synon të promovojë investimet e gjelbra në Bashkimin Europian, veçanërisht në sektorin privat, duke përcaktuar qartë se cilat aktivitete janë të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore dhe klimatike dhe cilat jo. Synimi është gjithashtu shmangia e pretendimit mashtrues, për arsye marketingu, të përfitimeve cilësore dhe mjedisore për aktivitetet ekonomike dhe prodhimet që janë në fakt të paqëndrueshme.
Ndërsa njohin rolin e gazit fosil dhe energjisë bërthamore në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji gjatë tranzicionit, eurodeputetët nga Komisionet e Mjedisit dhe Çështjeve Ekonomike besojnë se standardet e shqyrtimit teknik të propozuara nga Komisioni për të përfshirë këto dy burime të energjisë në klasifikim, nuk respektojnë kriteret për aktivitete ekonomike të qëndrueshme ekologjikisht.
Eurodeputetët theksuan se asgjë nuk i pengon investimet në aktivitete ekonomike që nuk përfshihen në klasifikimin e Taksonomisë së Gjelbër; thjesht nuk do të jetë e mundur që investitorët t'i kualifikojnë ato si investime të qëndrueshme. Shtetet anëtare, nga ana tjetër, vazhdojnë të jenë të lira të vendosin vetë përzierjen e tyre energjetike, pasi nuk u imponohet asnjë detyrim për të investuar ekskluzivisht në asete që plotësojnë kriteret e klasifikimit.
Rezoluta e miratuar nga eurodeputetët kërkon gjithashtu që çdo amendament i ri ose akt i ri i deleguar nga Komisioni t'i nënshtrohet konsultimit publik dhe vlerësimeve të ndikimit, pasi ato mund të kenë pasoja të rëndësishme ekonomike, mjedisore dhe sociale.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=VfmPltuIz-k
Sondazh

Milionerët largohen nga Rusia - 15 mijë prej tyre pritet të ikin nga vendi brenda vitit 2022
Milionerë që lënë vendin e tyre për të qenë më të sigurtë se nuk do të humbasin kapital. Të parët që largohen janë ata nga Rusia dhe Ukraina. Por vendi që......

“Arratisja” e kuzhinierëve nga Kosova - Një pjesë e madhe e tyre zgjedhin të punojnë në bregdet për sezonin veror
Gastronomia në Kosovë po përjeton goditjen e radhës me një pjesë të madhe të personelit që zgjedhin të punojnë në vendet bregdetare gjatë sezonit të verës.......

Gruri si një armë: Ana tjetër e medaljes e luftës në Ukrainë!
Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, pjesa më e madhe e vendeve diskutojnë se si të fitojnë pavarësinë prodhuese. Një nga pasojat e konfliktit është dhe......

Unioni bankar i BE/ Analistët: Nuk ka “vdekur” por aktualisht është në gjumë!
Unioni Bankar nuk është ende një realitet. I konceptuar për të mos lejuar transferimin tek taksapaguesit të kostove për shpëtimin e bankave në falimentim, dhe......

Cilët janë 3 sektorët më tërheqës për investime? - BB orienton investitorët drejt turizmit. Ibrahimaj: Potencial për resorte të mëdha!
Banka Botërore ka identifikuar tre sektorë kryesorë në vendin tonë të cilat janë më tërheqës për investitorët për t’i zhvilluar më tej dhe për të krijuar......

Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri - BB: Taksat e larta dhe informaliteti, ja ku duhet ndërhyrë!
Pavarësisht progresit prej dekadash, Shqipëria vazhdon të përballet me problem serioze strukturore në ekonominë e saj dhe mungesë politikash funksionale.......

“Shpërthen” mikrokredia, 270 mijë hua në një vit - Huatë e reja rritje me 91%, mbi 50% u morën nga individë, miratimi në pak minuta
Vëllimi i huave të reja në sektorin e mikrokredisë thuajse është dyfishuar gjatë vitit të shkuar. Me 270 mijë hua të dhëna në harkun e 12 muajve, sektori i......

Çmimet “tejngopin” arkën e shtetit/ 346 mln euro më shumë këtë vit, 115 mln euro vetëm nga TVSH. Investimet bien
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, qeveria shqiptare ka arkëtuar rreth 41 miliardë lekë, ose 346 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më......