Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2022, 14:36

“Shpërthen” mikrokredia, 270 mijë hua në një vit - Huatë e reja rritje me 91%, mbi 50% u morën nga individë, miratimi në pak minuta

Nga SCAN TV

Vëllimi i huave të reja në sektorin e mikrokredisë thuajse është dyfishuar gjatë vitit të shkuar. Me 270 mijë hua të dhëna në harkun e 12 muajve, sektori i mikrokredisë është ndër segmentet e tregut financiar me rritjen më të shpejtë, sukses të cilin vetë sektori e lidh me segmentin e mikrokredisë konsumatore, i lidhur kryesisht me kreditë e shpejta

Me 270 mijë hua të dhëna në harkun e 12 muajve, sektori i mikrokredisë është ndër segmentet e tregut financiar me rritjen më të shpejtë për vitin që lamë pas. Sipas të dhënave të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare (AMA), vëllimi i kredisë së re u rrit me 91% vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2020. Në totalin e kredisë se re për ekonominë në vitin 2021, mikrofinanca kontribuoi me 11 përqind.

Në buletinin më të fundit mujor, Shoqata bën me dije se një pjesë e mirë e 285 zyrave të mikrofinancës janë në fshat dhe fermerët u besuan këtyre zyrave 85 përqind të parave të marra borxh nga sektori formal i ekonomisë.

Kredia për individët mban 52 përqind të totalit të huave të dhëna. Një pjesë e mirë është për bizneset jo-bujqësore, me 30 përqind të totalit. Shohim që huatë në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë kapin 10-15 përqind të totalit.

Komunikimi i punonjësve të këtyre zyrave me njerëzit hallexhinj që drejtohen tek mikrofinanca është i hapur dhe pa kërkim të dokumenteve të shumta që ata të provojnë të ardhurat e tyre, thekson Shoqata, duke u sjellë qytetarëve besim dhe shërbim të shpejtë për nevojën që kanë. Hua deri në 200 mijë lekë mund të marrësh nga zyrat e mikrofinancës brenda pak minutash, pas konfirmimit elektronik nga banka jonë qendrore që nuk ke histori problematike kredie në institucione të tjera financiare.

Në katër vitet e fundit, në mikrokredi po fiton gjithnjë e më shumë peshë segmenti i mikrokredisë konsumatore, i lidhur kryesisht me kreditë e shpejta të modelit fintech. Sektori gëzon gjithashtu një normë mjaft të ulët kredish me probleme.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=1OSJ1EOnmqg

Sondazh

Poll
Europa 15 Qershor

Bursat europiane, në rritje të lehtë!

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në rënie të vëzhdueshme. Kujdesi është i lartë, në pritje të përfundimit të takimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat