Shpiket xheli që mund te krijojë ujë (pothuajse) nga asgjëja!

Ekziston një xhel që mund të krijojë ujë (pothuajse) nga asgjëja: ai u shpik nga studiues në Universitetin e Teksasit, të cilët sigurojnë që ai është një produkt i lirë dhe i lehtë për t'u përdorur. Komponenti, i bërë vetëm nga celuloza dhe goma nga Konjac, është në gjendje të nxjerrë ujin nga ajri falë kombinimit të vetive të dy elementëve, njëri poroz dhe tjetri ujë largues.
Aspekti interesant i shpikjes është sasia e ujit që mund të merret: vetëm me një kilogram produkt është e mundur të përftohen deri në 13 litra me një lagështirë shumë të ulët, e barabartë me 30. Rezultatet e studimit u publikuan në Nature Communications.
Mbi dy miliardë banorë të planetit tonë pinë nga burime të kontaminuara, duke kontraktuar sëmundje shpesh fatale dhe mbi një miliard njerëz nuk kanë akses në burimet e ujit të pijshëm: një emergjencë globale që duhet adresuar sa më shpejt të jetë e mundur.
Ideja pas xhelit Teksan nuk është e re. Dy mijë vjet më parë, inkasit kapën ujin nga mjegulla me rezervuarë, dhe kohët e fundit disa kompani kanë prezantuar zgjidhje inovative për të shndërruar avujt e ujit në ujë të pijshëm: ndër to aparati Tsunami Products, i cili pastron ajrin dhe konverton avullin në ujin e pijshëm, ose Fontus, shishja që mbushet me ujë gjatë pedalimit ose falë energjisë diellore. Megjithatë, këto sisteme prodhojnë pak, ose konsumojnë shumë energji elektrike, ose janë shumë të rëndë ose ende kërkojnë nivele shumë të larta lagështie dhe për këtë arsye nuk mund të përdoren në vendet që kanë më shumë nevojë për të.
Përbërja e shpikur kombinon dy elementë të lirë dhe të zakonshëm: celulozën, e cila vjen nga bimët dhe gomën Konjac, një trashës që përdoret në gatim. Struktura poroze e gomës Konjac ndihmon për të kapur lagështinë e ajrit ndërsa celuloza, kur nxehet, çliron ujin e kapur falë cilësive të saj kundër ujit. Bashkimi i këtyre dy elementeve siguron që i gjithë procesi të kryhet me shumë pak konsum energjie. Pasi xheli të jetë liofilizuar në një kallëp, ai mund të shkëputet dhe përdoret menjëherë.
Efikasiteti i xhelit është mbresëlënës: me një lagështi ajri prej vetëm 15% - e barabartë me atë të shkretëtirës - është në gjendje të marrë mbi 6 litra ujë për çdo kilogram produkt; me një lagështi prej 30% efikasiteti rritet në 13 litra ujë / kg. Mbi 70% e ujit të kapur në këtë mënyrë lirohet në vetëm dhjetë minuta, duke e ngrohur xhelin në rreth 60 ° C.
Kur përdoret dhe ruhet siç duhet, xheli mund të zgjasë me muaj në mjedise me lagështi relativisht të ulët (më pak se 40%). Çështja ndryshon në mjedise më të lagështa: “Nëse filmi i xhelit është shumë i hollë dhe nxjerr shumë ujë në një kohë të shkurtër, struktura mund të ndryshohet”, shpjegon Youhong Guo, koordinatori i studimit duke theksuar se mund të zgjidhet problemi duke optimizuar ciklet e përdorimit dhe duke liruar lëngun e kapur përpara se xheli të jetë i ngopur. FCS
Edel Strazimiri / SCAN

Bursat europiane, në rritje të lehtë!
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në rënie të vëzhdueshme. Kujdesi është i lartë, në pritje të përfundimit të takimit......

Nafta, pranë 121 dollarë për fuçi OPEC parashikon se kërkesa do të kalojë nivelet përpara pandemisë
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të voglën të humbjeve gjatë tregtisë amerikane, një ditë më......

Dollari stabilizohet në nivelin më të lartë në 20 vite - Investitorët presin takimin e Rezervës Federale dhe të BQE
Euro është rritur lehtë edhe gjatë sesionit të sotëm, duke ju afruar më shumë nivelit të 1.05 dollarëve, por megjithatë monedha amerikane vijon të qëndrojë......

BQE në takim urgjent për të diskutuar për krizën e tregut!
Banka Qendrore Europiane njoftoi një takim të paplanifikuar të politikës monetare për të mërkurën, në një kohë kur yield-et e obligacioneve po rriten për shumë......

Bill Gates: Kripto dhe NFT janë '100% të bazuara në teorinë më të madhe të budallait'!
Bill Gates nuk është një adhurues i kriptomonedhave ose tokens jo të këmbyeshëm. Duke folur në një fjalim të TechCrunch mbi ndryshimin e klimës, miliarderi......

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore –Defekti teknik shkakton ndalimin e fluturimeve për disa orë
Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të Zvicrës ka sjellë vonesa dhe anulimi të fluturimeve. Hapësira ajrore e Zvicrës u mbyll të......

Pse linja ajrore Turkish Airlines po ndryshon emrin e saj?!
Turkish Airlines është riemërtuar si Türkiye Hava Yolları, sipas presidentit Recep Tayyip Erdogan. Lëvizja është pjesë e përpjekjes së vendit për t'u njohur......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Bie ndjeshëm Paundi britanik!
Dollari amerikan pas një fillimi jave pozitiv ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 115.2 lekë në raport......