Europa Postuar më 15 Qershor 2022, 11:00

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore –Defekti teknik shkakton ndalimin e fluturimeve për disa orë

Nga SCAN TV

Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të Zvicrës ka sjellë vonesa dhe anulimi të fluturimeve.

Hapësira ajrore e Zvicrës u mbyll të mërkurën në mëngjes, duke ndaluar ngritjet dhe uljet në aeroportet e Cyrihut dhe Gjenevës për orë të tëra.

Agjencia e trafikut ajror Eurocontrol paralajmëroi linjat ajrore në një buletin që të presin "vonesa të larta".

Aeroporti i Gjenevës tha se trafiku ajror kishte rifilluar gradualisht që nga ora 8:30 CEST. Disa fluturime ishin anuluar, tha ajo në Twitter, duke u thënë udhëtarëve që të kontrollonin linjat e tyre ajrore për të parë nëse fluturimi i tyre është ende i hapur.

Aeroporti i Cyrihut tha se fluturimet po funksionojnë përsëri.

"Operacionet e fluturimit janë planifikuar me kapacitet 50% deri në orën 9:30 CEST dhe me kapacitet 75% nga ora 9:30," tha aeroporti në një deklaratë.

Aeroporti i Cyrihut kishte planifikuar 330 fluturime dhe Gjeneva 211 të mërkurën, sipas të dhënave të FlightRadar24.

Më herët, agjencia e kontrollit të trafikut ajror Skyguide tha se kishte mbyllur hapësirën ajrore zvicerane për të garantuar sigurinë pas një mosfunksionimi teknik.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat