Një Bord Ushqimi për të frenuar abuzimet me çmimet në Shqipërinë e 1934 ! Krijimi i Karteleve të Miellit dhe paralajmërimi për 'krizën klimatike’
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN
Në tetor të vitit 1930, Ahmet Zogu zgjodhi ta mbajë ndryshe fjalimin e tij vjetor në parlament. Në mesazhin mbretëror drejtuar parlamentit, ai paralajmëronte se një krizë e thellë ekonomike e financiare do ta prekte Shqipërinë. Ky fjalim mbahej në kushtet kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte ndodhur ajo që njihej si ‘Rënia e Wall Street’ që solli më vonë krizën globale që njihet edhe si ‘Depresioni i Madh’.
Por ndryshe nga liderët e vendeve të tjera, Zogu në fjalimin e tij, paralajmëronte edhe një ‘krizë brenda krizës’ e që lidhej me ndryshimet klimatike. Parashikimi në mesazhin mbretëror të vitit 1930 do të rezultonte i saktë dhe Shqipëria do të përballej jo vetëm me pasojat e krizës globale por edhe me dy vite stinë pa reshje, çka do të sillte probleme me prodhimin bujqësor, e sidomos me prodhimin e misrit, që përbënte edhe bazën ushqimore të popullatës.
Në këtë mënyrë, Shqipëria do të përfshihej në një krizë buke.
Kjo periudhë njihet si krizë mbiprodhimi në shumë vende; pra jo inflacion por deflacion. Produktet bujqësore e industriale u zhvlerësuan në këtë kohë, duke ndikuar direkt në tregtinë e jashtme që u ul ndjeshëm dhe progresivisht në periudhën 1930-1934.
Por duke qenë se në vitet 1929 dhe 1930 u mor një prodhim i pakët misri dhe nga ana tjetër as qeveria nuk kishte planifikuar ende importin e tij për të kompensuar mungesën në tregun vendas, shumë tregtarë që kishin grumbulluar pjesën më të madhe të prodhimit të misrit në treg, e rritën menjëherë çmimin e tij, duke bërë që për këtë produkt të kishte një dalje ‘kundra rrymës’ .
Qeveria u detyrua që në muajt gusht e shtator të vitit 1931 që të importonte misër, por kjo nuk e zgjidhi problematikën edhe për faktin se në këtë periudhë mungonin paratë.
Kartelet e miellit në Shqipërinë e 1932
Përtej mungesës së prodhimit vendas, industria e blojës u prek ndjeshëm nga kriza që shkaktonte diferenca e çmimit mes produktit vendas dhe atij që vinte nga importi. Mielli që vinte nga importi ishte më i lirë.
Tentativa e qeverisë për të forcuar prodhimin vendas përmes vendosjes së një takse mbi importin e drithërave dha efekt të kundërt.
E pas kapërcimit të sfidës që krijoi fillimisht kriza e prodhimit vendas, kompanitë u përfshinë nga një krizë tjetër, ajo e konkurrencës që vinte nga mbiprodhimi i jashtëm. Shumë fabrika dhe mullinj u detyruan që të mbylleshin ose të punonin me ndërprerje duke rënduar edhe më tepër situatën e furnizimit të popullatës me bukë.
Në këto kushte, shumë pronarë fabrikash mielli u bashkua duke krijuar kartele, por që zgjatën pak në kohë. Ashtu si kompanitë e alkoolit në 1930, kompanitë e prodhimit të miellit u bashkuan në vitin 1932 në dy kartele.
Karteli i parë u krijua në Durrës dhe në të bënin pjesë dy fabrikat më të mëdha në vend; Vëllezërit Shijaku dhe Vëllezërit Ekonomi. Ndërsa në Shkodër, karteli u krijua nga 4 fabrikat kryesore të miellit, “Dragusha e shokë”, “Dan Hasani”, “Vëllezërit Salih Mehmeti” dhe “Vëllezërit Rroj”.
Situata e kësaj industrie nisi të ndryshojë pas vitit 1937 kur ekonomia shqiptare dhe ajo botërore nisën të rimëkëmben. Në këtë kontekst, ashtu si degë të tjera të industrisë edhe industria ushqimore nisi të rigjallërohet. Peshën më të madhe në industri e zinte ajo e blojës.
Në këtë periudhë në vend numëroheshin 8 fabrika mielli, 126 mullinj drithi dhe 8 fabrika makaronash. Gjysma e kësaj industrie ishte e përqendruar në Durrës dhe Shkodër.
Bordi i Ushqimit i 1934, si kontrolloheshin çmimet
Kriza e furnizimit të popullatës me miell u ndje shumë. Në këto kushte, në prill të vitit 1934 u miratua një ligj “mbi tregtimin e miellnave dhe mbi caktimin e çmimeve të tyne dhe të çmimit të bukës”.
Kjo nismë synonte jo vetëm që të frenonte abuzimet me çmimin e miellit dhe drithit, por edhe të frenonte mundësinë që operatorët e tregut të mos ofronin shërbimin jetik për popullatën.
Sipas këtij ligji, për caktimin e çmimeve dhe të kualiteteve të ndryshme të miellit formohej në qendrat e çdo prefekture dhe nënprefekture një komision që kryesohej nga prefekti ose nënprefekti.
Pjesë e këtij komisioni ishin dy anëtarë të Këshillit të Administratës, dy anëtarë nga Këshilli i Bashkisë me kushtin që të ishin tregtarë si dhe dy anëtarë nga Këshilli i Dhomës përkatëse të tregtisë. Bordi apo komisioni, para se të caktonte çmimin e miellit dëgjonte mendimin këshillues të prodhuesve të miellit.
Ligji ishte i detajuar dhe parashikonte se çmimi i miellit do të caktohej mbi bazën e cilesisë së tyre dhe në bazë të çmimeve të drithërave në treg të lirë duke u lënë mullinjve një shpërblim të arsyeshëm për bluarjen e tyre.
Fabrikat e miellit në vend detyroheshin që të bluanin në çdo rast brenda 24 orësh drithin që dërgonte qeveria ndërsa nga ana tjetër ndaloheshin që të refuzonin bluarjen e drithërave të banorëve të qyteteve.
Ndërkohë, çmimet e bukës caktoheshin nga bashkitë e vendit, duke marrë për bazë çmimin e miellit.
Kontrolli i çmimeve dhe i cilësisë së tyre bëhej nga vetë bashkitë.
“Grumbullimi i drithnave dhe i miellnave dhe mos shitja e tyne nga ana e fabrikatorëve dhe të tregtarëve të këtyne sendeve me çmimet e caktueme me qëllim që të shkaktojnë naltësimin e çmimeve të tyne quhet spekulim dhe dënohen simbas dispozitave të nenit 323 të Kodit Penal” përcaktohej në vendim.
Po ashtu, vendimi parashikonte se fabrikat e miellit nuk mund të pushonin se punuari pa lajmëruar 3 muaj më parë Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare. Kundravajtësit, dënoheshin me një gjobë 1 mijë deri në 5 mijë franga ari.
Personeli teknik i fabrikave,përcaktohej në vendim, nuk mund ta ndërpriste shërbimin pa lajmëruar 2 muaj më parë administratën e fabrikës.
Furrxhitë nuk mund të mbyllin furrat e tyre pa lajmëruar bashkitë e vendit të paktën 1 muaj para. Përndryshe, dënoheshin me gjobë 100-500 franga ari.
“Tregtarët, furrxhinjtë dhe çdo tjetër person që shet miell buke tregtie dhe bukë me çmimet ma të nalta ose të nji kualiteti ma të dobët nga ajo që cakton kjo ligjë ndëshkohen me ndëshkimet e parashikueme në nenin 323 të Kodit Penal” shkruhej më tej.
Ky përcaktim ligjor vinte për faktin se për shkak të urisë së madhe dhe mungesës së lëndës në parë në treg, disa fabrika kishin nisur të prodhonin miell nga lëndë të dëmshme për shëndetin e popullatës.
Gjatë pushtimit italian, çmimi i miellit dhe drithërave u menaxhua përmes “Magazinave të Përgjithshme/ Magazzini Generali” ndërsa gjatë ekonomisë së centralizuar, përmes komisionit të planit të shtetit, që u krijua pas vendosjes së kontrollit të plotë mbi ekonominë dhe përmes sistemit të triskëtimit që u aplikua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
https://www.youtube.com/watch?v=cCCPBqYE8mA&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC
https://www.youtube.com/watch?v=MZG7_hd2OMc&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=2
https://www.youtube.com/watch?v=WQKphlfjQ9Y&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=3
https://www.youtube.com/watch?v=AMBRhHka18g&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=4
https://www.youtube.com/watch?v=inq06bsXpX4&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=5
Sondazh
Rubla arrin nivele të reja rekord kundrejt Dollarit dhe Euros! – Cilat janë pasojat në ekonominë globale?
Rubla ruse arriti nivelet më të larta të tre javëve kundrejt euros dhe dollarit amerikan në tregtinë e paqëndrueshme të martën, duke vazhduar të rritet......
Eurodeputetët rrëzojnë planet e BE-së për të etiketuar energjinë bërthamore dhe gazin si investim të gjelbër!
Plani shumë i diskutueshëm i Komisionit Evropian për të etiketuar gazin dhe energjinë bërthamore si burime të qëndrueshme të energjisë u rrëzua të martën nga......
Dollari, në nivelin më të lartë në 2 dekada - Euro rimëkëmbet lehtë, tregjet presin takimin e Rezervës Federale
Euro është rimëkëmbur lehtë gjatë sesionit të sotëm, përballë dollarit amerikan, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale në SHBA, e......
Bursat europiane, në qëndrueshmëri - Tregjet, në pritje të inflacionit në Gjermani dhe takimit të FED
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla, në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se bankat qendrore më të mëdha në botë do të......
Plani për të reduktuar duhanpirjen në Angli mbështetet në prova – Ish ekzekutivi i bamirësisë tregon detaje si mund të shkojë më tej
Nëse pirja e duhanit do të shpiket sot, nuk ka dyshim se do të bëhej i paligjshëm. Dëmi që bën është thjesht shumë i madh. Është ende shkaku më i madh i......
Pse fëmijët janë bërë më dembelë?!
Disa studime kanë treguar se, gjatë pandemisë, fëmijët bënin më pak aktivitet fizik, si pasojë e bllokimeve dhe masave kufizuese. Por çfarë ndodhi më pas? A......
Klonohen derrat e parë në botë tërësisht nga robotë – Kina kërkon të forcojë pavarësinë nga importet e huaja!
Një ekip shkencëtarësh kinezë nga Universiteti i Nankai në Tianjin ka klonuar derrat për herë të parë vetëm duke përdorur robotë: raporton gazeta e Hong Kongut......
Gati ndryshimi i kufirit 150 mijë lekë për pagesat Cash - Ibrahimaj: Po përgatisim kartat sociale, shërbime financiare shtresave në nevojë
Në forumin Dixhitalizimi kundër parasë Fizike, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar dy ndryshime mjaft të rëndësishme sa i përket përket......