Klonohen derrat e parë në botë tërësisht nga robotë – Kina kërkon të forcojë pavarësinë nga importet e huaja!
Një ekip shkencëtarësh kinezë nga Universiteti i Nankai në Tianjin ka klonuar derrat për herë të parë vetëm duke përdorur robotë: raporton gazeta e Hong Kongut South China Morning Post, e cila nënvizon se si ky sukses është thelbësor për të lejuar vendin të arrijë vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e mishit të derrit dhe pavarësinë nga importet e huaja.
Klonimi u bë më 7 mars, kur një nënë surrogate lindi shtatë derra. I gjithë procesi u zhvillua në një mënyrë të automatizuar, pa ndërhyrjen më të vogël njerëzore: robotët eksportuan bërthamën e një veze dhe e zëvendësuan atë me një qelizë somatike (d.m.th., e aftë për të prodhuar çdo lloj indi shtazor, për të lehtësuar klonimin). Ky proces, i quajtur transferimi bërthamor i qelizave somatike (SCNT), është shumë kompleks: ndërhyrja njerëzore shpesh rrezikon të dëmtojë ose kontaminojë qelizat somatike, të cilat janë shumë delikate.
Ndërhyrja e robotëve jo vetëm që u kursen shkencëtarëve një punë të gjatë dhe të lodhshme, por rrit shanset që klonimi të jetë i suksesshëm, pasi makinat nuk gabojnë dhe nuk dëmtojnë qelizat gjatë procesit: që nga fillimi i provave në 2017, procesi i klonimit robotik në fakt ka shkuar nga një shkallë suksesi prej 21% në 27.5% aktuale; klonimi i bërë nga njeriu, nga ana tjetër, është i suksesshëm vetëm në 10% të rasteve.
Arsyeja e dëshirës për të zbatuar përdorimin e kësaj teknike novatore është kryesisht ekonomike: Kina është konsumatori më i madh i mishit të derrit në botë, me rreth 30-35 kg konsum vjetor për frymë. Çdo vit, vendi detyrohet të importojë miliona tonë mish dhe kjo ka kosto shumë të larta: me klonimin, kinezët shpresojnë të bëhen të vetë-mjaftueshëm dhe të mos varen më nga jashtë, edhe në dritën e kufizimeve të mundshme në importet nga SHBA dhe nga vende të tjera perëndimore. Synimi i Kinës është, brenda një maksimumi dhjetë vjetësh, të jetë në gjendje të prodhojë brenda vendit 95% të derrit të konsumuar nga vendasit. FSC
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gati ndryshimi i kufirit 150 mijë lekë për pagesat Cash - Ibrahimaj: Po përgatisim kartat sociale, shërbime financiare shtresave në nevojë
Në forumin Dixhitalizimi kundër parasë Fizike, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar dy ndryshime mjaft të rëndësishme sa i përket përket......

Shërbimet online “përplasin” qeverinë me bankat - Shella: S’kemi akses në e-albania. Ahmetaj: sillni projektin. Shalsi: Administrata e vonuar
Shërbimet dixhitale kanë përplasur këtë të martë sistemin bankar me Qeverinë. Në Forumin me temë: Digjitalizimi kundrejt parasë fizike, kreu i Shoqatës së......

Aftësia digjitale, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 1 në 4 shqiptarë kanë aftësi bazë të teknologjisë
Shqipëria renditet e fundit në Europë me përqindjen më të ulët të personave të grupmoshës 16 deri në 74 vjeç, të cilët kanë të paktën bazën e aftësive......

Testi dhe notat e maturantëve në e-albania/ Kushi: Shërbimet online. Manastirliu: Do të akreditojmë strukturat jopublike!
Kopja e testit të maturës shtetërore por dhe nota e secilit maturantë tashmë do të gjenerohet online në sistemin e Albania. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e......

Para’ në dorë për punonjësit që denoncojnë shefat? - Pr.ligji/Ashpërsohen masat për bizneset që deklarojnë paga të rreme!
“Shteti shqiptar duhet të sigurojë mbrojtje të veçantë, përfshirë dëmshpërblim financiar për punonjësit që denoncojnë punëdhënësit për paga fiktive dhe duhet......

Shqipëria drejt anëtarësimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi pret komisionerin europian!
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, zhvilluan një takim me komisionerin Europian për......

Paralajmërim për një 'recesion fitimi' ndërsa tregjet presin lëvizje agresive të bankës qendrore!
Tregjet globale të aksioneve ndryshuan të martën pas një shitjeje në mbarë botën në seancën e mëparshme, pasi analistët vlerësuan jetëgjatësinë e tregut ‘bear’......

Ndryshim TVSH-je ose kompensim për peshkatarët - Kristo: Sektori po tkurret nga rritja e çmimit të naftës
Rritja e paprecedentë e çmimit të naftës po ndikon negativisht në sektorin e peshkimit, duke bërë që aktiviteti të tkurret dhe prodhimi të bjerë. Në një......