Shqipëria Postuar më 14 Qershor 2022, 13:26

Shqipëria drejt anëtarësimit në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, Peleshi pret komisionerin europian!

Nga SCAN TV

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, zhvilluan një takim me komisionerin Europian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarčič në kuadrin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian (Union Civil Protection Mechanism/ UCPM).

Gjatë këtij takimi, Peleshi theksoi se anëtarësimi në këtë mekanizëm është një hap i rëndësishëm për forcimin, bashkëpunimin dhe bashkërendimit në nivel europian dhe përmirësimit të sistemit të mbrojtjes civile dhe menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë.

Sipas njoftimit për mediat Ministri i Mbrojtjes informoi komisionerin Europian për Mbrojtjen Civile mbi zhvillimet e fundit dhe reformimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në rang kombëtar me synim përballimin sa më efikas të krizave në shkallë të gjerë.

‘Gjatë këtij takimi u theksua fakti se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe këtij mekanizmi në fushën e mbrojtjes civile do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen,’ shkruhet në njoftim.

E . S / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......