Bota Postuar më 14 Qershor 2022, 12:41

Emiratet e Bashkuara Arabe: Një plan sigurimi në ndihmë të personave që janë pa punë

Nga SCAN TV

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë prezantuar një program të ri të sigurimit të papunësisë që do të sigurojë mbështetje financiare për punëtorët e sektorit publik dhe privat. Skema e re e detyrueshme do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2023. Kostoja e sigurimit të papunësisë pritet të variojë nga 10 deri në 25 euro në vit për mbulimin bazë. Plani parashikon pagesën e 60% të pagës bazë të punonjësit deri në 5000 € në muaj për një periudhë të caktuar.

Ministria e Burimeve Njerëzore të Emirateve, konfirmoi se nga ky plan do të përfitojnë qytetarët por dhe të huajt që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë aty. Në një intervistë për Euroneus, ministri u shpreh se kjo ka qenë gjithmonë natyra e tregut të punës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe se është shumë i hapur, shumë dinamik e shumë tërheqës. Masa e re nuk prek investitorët, punëtorët shtëpiak, punëtorët me kontratë të përkohshme, punonjësit nën moshën 18 vjeç dhe pensionistët.

Për të qëndruar dhe jetuar në Dubai nevojitet një vizë e vlefshme qëndrimi, e lidhur me statusin e punës. Sipas rregullave aktuale, punonjësit e huaj që humbasin punën e tyre kanë disa muaj kohë për të gjetur një të re, përndryshe duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Legjislacioni i ri nuk tërheq vetëm talentet, por synon t'i mbajë ata në vend. Sipas ekspertëve, sistemi i ri, i kombinuar me ndryshimet e fundit në ligjet e emigracionit dhe të punës, do të sjellë ndryshime thelbësore në tregun e punës.

Sistemi i sigurimit të papunësisë synon të forcojë konkurrencën e tregut të punës dhe të sigurojë një mburojë sigurie afatgjatë për punonjësit dhe punëdhënësit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=A-n6G_4eBjQ

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......