Shqipëria Postuar më 14 Qershor 2022, 12:43

Ndryshim TVSH-je ose kompensim për peshkatarët - Kristo: Sektori po tkurret nga rritja e çmimit të naftës

Nga SCAN TV

Rritja e paprecedentë e çmimit të naftës po ndikon negativisht në sektorin e peshkimit, duke bërë që aktiviteti të tkurret dhe prodhimi të bjerë.

Në një intervistë për SCAN TV, Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Roland Kristo shprehet pavarësisht se nafta është pa taksa në këtë sektor, sërish kosto është shumë e lartë.

"Me krizën, sektori ka një vështirësi sepse çmimi i karburanteve për sektorin e peshkimit është rritur. Ditën e premte çmimi ka qene rreth 170 leke me TVSh, i cili është një çmim shume i larte për peshkimin, kështu qe sektori ne ketë pjese po ndjen dhe efektet e krizës globale te rritjes se çmimeve te karburantit. Mos harrojmë qe peshkimi e merr karburantin pa akcize, pa takse qarkullimi dhe pa taksen e karbonit. Megjithatë çmimi është shume i larte. Aktualisht numri i ditëve te anijeve te peshkimit është me i ulet se një vit me përpara, normalisht reflektuar kjo dhe me prodhimin," u shpreh Roland Kristo, Zv.Ministër i Bujqësisë

Sipas Zv.Ministrit Kristo, për të lehtësuar këtë industri, Ministrisë së Financave i janë propozuar dy skema ndërhyrjeje, ku njëra lidhet me TVSH-në dhe tjera me kompensimin direkt të peshkatarëve.

“Jemi duke diskutuar me Ministrinë e Financave për te dy format, qofte nëpërmjet TVSH-se dhe qofte nëpërmjet një mbështetje te DPD, duke ndjekur natyrisht dhe eksperiencën e vendeve te tjera te Bashkimit Europian. Ne rast se nëse ne do përjashtojmë anijen e peshkimit ne blerjen e karburantit tek TVSH-ja dhe e gjithë pjesa e TVSH-se kalon tek fatura ne shitje. Por ne këtë rast nuk e paguajnë anijet e peshkimit por e paguan tregtari. Pra detyrimi i lind tregtarit kështu qe kemi një zbritje te TVSh-se. Për shtetin nga ana financiare nuk ka asnjë efekt negativ, sepse te njëjtën sasi TVSH-je duke marre një pjese ne dogana, një pjese ne tatime, do ta marre te gjithën ne tatime por nuk e merr nga anijet e peshkimit, por nga tregtari. Ndërsa mbështetja është një forme e drejtpërdrejtë subvencioni”, tha Kristo.

Sektori i peshkimit është ndër më të formalizuarit në ekonomi ku shitja e prodhimit bëhet tërësisht me faturë. E ndërkohë që ka tejkaluar pasojat e tërmetit dhe pandemisë, duket se po has vështirësi të mëdha nga kriza e çmimeve.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=9LCFS6mJzMg

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......