Dollari, në nivelin më të lartë në 2 dekada - Euro rimëkëmbet lehtë, tregjet presin takimin e Rezervës Federale
Euro është rimëkëmbur lehtë gjatë sesionit të sotëm, përballë dollarit amerikan, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale në SHBA, e cila me shumë mundësi do të rrisë sërish normën bazë të interesit. Tashmë, shqetësimi kryesor i investitorëve është rreziku që ekonomia globale të bjerë në recesion.
Investitorët mendojnë se ka 93% shanse që Rezerva Federale të ndërmarrë rritjen më të madhe të normën bazë të interesit, në 3 dekadat e fundit, me 75 pikë bazë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron mbi 105, niveli më i lartë në 2 dekadat e fundit. Euro po tregtohet mbi nivelin e 1.04 dollarëve, ndërsa paundi britanik ra në nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, prej 1.21 dollarë.
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare amerikane ka vijuar rritjen në rreth 3.37%, një shenjë se investitorët i frikësohen një shtrëngimi të shpejtë të normave të interesit, që mund të sjellin edhe një recesion. Ndërkohë, në tregun e kriptovalutave, tregu është stabilizuar disi në sesionin e sotëm, por megjithatë tendenca është në rënie.
Një ditë më parë, bitcoin humbi 17% të vlerës duke rënë poshtë 23 mijë dollarëve, niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 2020. Ndërsa i gjithë tregu i kriptovalutave humbi mbi 200 miliardë dollarë brenda 24 orëve dhe kapitalizimi i tregut ra poshtë 1 trilionë dollarëve.
Analistët shprehen se faktorët makro po ndikojnë në tregun e kriptomonedhave, si inflacioni gjithmonë në rritje dhe shtrëngimi i politikës monetare nga Rezerva Federale.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në qëndrueshmëri - Tregjet, në pritje të inflacionit në Gjermani dhe takimit të FED
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla, në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se bankat qendrore më të mëdha në botë do të......

Plani për të reduktuar duhanpirjen në Angli mbështetet në prova – Ish ekzekutivi i bamirësisë tregon detaje si mund të shkojë më tej
Nëse pirja e duhanit do të shpiket sot, nuk ka dyshim se do të bëhej i paligjshëm. Dëmi që bën është thjesht shumë i madh. Është ende shkaku më i madh i......

Pse fëmijët janë bërë më dembelë?!
Disa studime kanë treguar se, gjatë pandemisë, fëmijët bënin më pak aktivitet fizik, si pasojë e bllokimeve dhe masave kufizuese. Por çfarë ndodhi më pas? A......

Klonohen derrat e parë në botë tërësisht nga robotë – Kina kërkon të forcojë pavarësinë nga importet e huaja!
Një ekip shkencëtarësh kinezë nga Universiteti i Nankai në Tianjin ka klonuar derrat për herë të parë vetëm duke përdorur robotë: raporton gazeta e Hong Kongut......

Gati ndryshimi i kufirit 150 mijë lekë për pagesat Cash - Ibrahimaj: Po përgatisim kartat sociale, shërbime financiare shtresave në nevojë
Në forumin Dixhitalizimi kundër parasë Fizike, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar dy ndryshime mjaft të rëndësishme sa i përket përket......

Shërbimet online “përplasin” qeverinë me bankat - Shella: S’kemi akses në e-albania. Ahmetaj: sillni projektin. Shalsi: Administrata e vonuar
Shërbimet dixhitale kanë përplasur këtë të martë sistemin bankar me Qeverinë. Në Forumin me temë: Digjitalizimi kundrejt parasë fizike, kreu i Shoqatës së......

Aftësia digjitale, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 1 në 4 shqiptarë kanë aftësi bazë të teknologjisë
Shqipëria renditet e fundit në Europë me përqindjen më të ulët të personave të grupmoshës 16 deri në 74 vjeç, të cilët kanë të paktën bazën e aftësive......

Testi dhe notat e maturantëve në e-albania/ Kushi: Shërbimet online. Manastirliu: Do të akreditojmë strukturat jopublike!
Kopja e testit të maturës shtetërore por dhe nota e secilit maturantë tashmë do të gjenerohet online në sistemin e Albania. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e......