Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2022, 09:43

IT, profesioni që nuk njeh krizë: Në 3 vite regjistron rritjen më të lartë të pagave, 10 mijë lekë në 3 muaj!

Nga SCAN TV

Në një kohë kur profesionet më popullore kanë humbur rëndësinë e tyre dhe epoka në të cilën jetojmë ka përmbysur raporte, në piedestal po rivendosen “zanate” që dikur rezultonin ose më pak të paguara ose të keqpaguara. Nëse jeni specialist IT, programues, punonjës në media, telekomunikacion atëherë dukshëm është koha juaj. Për këdo që mendon se ky është një trend vetëm global, gabon. Kjo tendencë gjithnjë dhe në rritje, mbështetet dhe nga shifrat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave mbi pagën mesatare bruto në Shqipëri.

Pas individëve të punësuar në sektorin financiar dhe atë të sigurimit, kontributorët e dytë më të mëdhenj në sigurimet shoqërore, referuar të dhënave të grumbulluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë individët e punësuar në sektorin e “Informacionit dhe Komunikimit”. Surprizues është fakti se përgjatë tremujorëve të marra në shqyrtim nga “Scan Intel”, paga mesatare bruto për kategorinë e profesionistëve në sektorin “Informacion dhe Komunikacion” ka ardhur gjithnjë në rritje. Kështu, “rroga” e një specialisti të punësuar në sektorin “Informacion dhe Komunikacion” përgjatë tremujorit të parë te vitit 2019, ishte 76,037 lekë...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Fgg7KdZQpPk

Sondazh

Poll
Bota 9 Korrik

Pse fëmijët janë bërë më dembelë?!

Disa studime kanë treguar se, gjatë pandemisë, fëmijët bënin më pak aktivitet fizik, si pasojë e bllokimeve dhe masave kufizuese. Por çfarë ndodhi më pas? A......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat