Pse linja ajrore Turkish Airlines po ndryshon emrin e saj?!
Turkish Airlines është riemërtuar si Türkiye Hava Yolları, sipas presidentit Recep Tayyip Erdogan. Lëvizja është pjesë e përpjekjes së vendit për t'u njohur ndërkombëtarisht si "Türkiye", e cila është mënyra se si emri i tij shkruhet dhe shqiptohet në turqisht. Emri shqiptohet tur-key-yay.
“Turkey nuk ekziston më. Është Türkiye”, tha Erdogan gjatë një ceremonie që shënonte nisjen e një sateliti të ri komunikimi. “Türkiye Hava Yolları do të jetë e shkruar në trupat e avionëve tanë në vend të Turkish Airlines.” Në turqisht, "Hava Yolları" përkthehet si linja ajrore.
Pse Türkiye ka ndryshuar emrin e saj?
Qeveria e Erdogan tha se emri "Türkiye" përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke, megjithëse disa vëzhgues kanë sugjeruar se masa është një përpjekje për të shkëputur vendin nga zogu, gjeldeti. Në një deklaratë të dhjetorit, qeveria turke tha se riemërtimi ishte për të "ruajtur dhe lavdëruar kulturën dhe vlerat e kombit tonë".
Vendi e quajti veten Türkiye në 1923, pas shpalljes së pavarësisë. Në dhjetor 2021, Erdogan urdhëroi që fraza 'Made in Türkiye' të shfaqet në eksportet turke.
Sektori i turizmit ka qenë në krye të riemërimit. Në fillim të këtij viti, qeveria turke publikoi një video promovuese që përshkruan turistët nga e gjithë bota duke thënë "Hello Türkiye" në destinacione të famshme. Ngadalë por me siguri, edhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë bërë ndryshim. OKB-ja dhe NATO-ja zyrtarisht filluan të përdorin "Türkiye" në vend të "Turkey" këtë vit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu referua vendit si "Türkiye" gjatë vizitave në Helsinki dhe Stokholm këtë javë, ashtu si presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.
Të dy vendet po përpiqen të kapërcejnë një kundërshtim turk ndaj ofertës së tyre për t'u bashkuar me aleancën ushtarake. Si një aleat i NATO-s, Ankaraja ka fuqinë të bllokojë ofertat e anëtarësimit të tyre. Vendi akuzon dy vendet nordike për mbështetjen e grupeve militante kurde.
Edel Strazimiri / SCAN

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Bie ndjeshëm Paundi britanik!
Dollari amerikan pas një fillimi jave pozitiv ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 115.2 lekë në raport......

IT, profesioni që nuk njeh krizë: Në 3 vite regjistron rritjen më të lartë të pagave, 10 mijë lekë në 3 muaj!
Në një kohë kur profesionet më popullore kanë humbur rëndësinë e tyre dhe epoka në të cilën jetojmë ka përmbysur raporte, në piedestal po rivendosen “zanate”......

Një Bord Ushqimi për të frenuar abuzimet me çmimet në Shqipërinë e 1934 ! Krijimi i Karteleve të Miellit dhe paralajmërimi për 'krizën klimatike’
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Në tetor të vitit 1930, Ahmet Zogu zgjodhi ta mbajë ndryshe fjalimin e tij vjetor në parlament. Në mesazhin mbretëror drejtuar......

Rubla arrin nivele të reja rekord kundrejt Dollarit dhe Euros! – Cilat janë pasojat në ekonominë globale?
Rubla ruse arriti nivelet më të larta të tre javëve kundrejt euros dhe dollarit amerikan në tregtinë e paqëndrueshme të martën, duke vazhduar të rritet......

Eurodeputetët rrëzojnë planet e BE-së për të etiketuar energjinë bërthamore dhe gazin si investim të gjelbër!
Plani shumë i diskutueshëm i Komisionit Evropian për të etiketuar gazin dhe energjinë bërthamore si burime të qëndrueshme të energjisë u rrëzua të martën nga......

Dollari, në nivelin më të lartë në 2 dekada - Euro rimëkëmbet lehtë, tregjet presin takimin e Rezervës Federale
Euro është rimëkëmbur lehtë gjatë sesionit të sotëm, përballë dollarit amerikan, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale në SHBA, e......

Bursat europiane, në qëndrueshmëri - Tregjet, në pritje të inflacionit në Gjermani dhe takimit të FED
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla, në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se bankat qendrore më të mëdha në botë do të......

Plani për të reduktuar duhanpirjen në Angli mbështetet në prova – Ish ekzekutivi i bamirësisë tregon detaje si mund të shkojë më tej
Nëse pirja e duhanit do të shpiket sot, nuk ka dyshim se do të bëhej i paligjshëm. Dëmi që bën është thjesht shumë i madh. Është ende shkaku më i madh i......