Bota Postuar më 15 Qershor 2022, 11:59

Nafta, pranë 121 dollarë për fuçi OPEC parashikon se kërkesa do të kalojë nivelet përpara pandemisë

Nga SCAN TV

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të voglën të humbjeve gjatë tregtisë amerikane, një ditë më parë. Megjithatë, tregu po karakterizohet nga qëndrueshmëria, në pritje të takimit të Rezervës Federale. Sesioni i kaluar është karakterizuar nga një paqëndrueshmëri e lartë, ndërsa sot duket se nafta Brent është stabilizuar pranë 121 dollarëve për fuçi.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 119 dollarë për fuçi. Rritja e inflacionit ka bërë që investitorët në tregun e naftës të besojnë se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë në takimin e sotëm, që do të ishte rritja më e madhe në 28 vitet e fundit. Në kahun e kërkesës, shpërthimet e fundit me Covid-19 në Kinë kanë rritur shqetësimet për një tjetër karantinë, sidomos në Pekin.

Gjithsesi, ekonomia e vendit ka shfaqur shenja të rimëkëmbjes gjatë majit, me prodhimin industrial që u rrit në mënyrë surprizë, gjatë majit. Në raportin mujor, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës parashikoi se kërkesa globale për naftë do të tejkalojë nivelet e para pandemisë, gjatë këtij viti. Çmimet kanë gjetur një mbështetje edhe nga rënia e eksporteve në Libi, si pasojë e krizës politike në këtë vend.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat