Bota Postuar më 15 Qershor 2022, 15:08

Milionerët largohen nga Rusia - 15 mijë prej tyre pritet të ikin nga vendi brenda vitit 2022

Nga SCAN TV

Milionerë që lënë vendin e tyre për të qenë më të sigurtë se nuk do të humbasin kapital. Të parët që largohen janë ata nga Rusia dhe Ukraina. Por vendi që shënon dhe largimin më të madh të milionerëve, këtë vit pritet  të jetë Kina. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre zgjedhin të jetojnë në Arabi Saudite

Milionerë që arratisen. Brenda vitit 2022, 15 mijë milionerë mund të jenë larguar nga Rusia, 9500 më shumë në krahasim me 2019-ën. Ndërsa ata që largohen nga Ukraina po brenda të njëjtës periudhë mund të jenë 2800. Këto shifra janë publikuar në një raport të shoqërisë britanike të konsulencës Henley & Partners, në të cilin theksohet se do të ndodhë një tsunam kapitalesh private, duke pasur parasysh largimet nga Rusia dhe Ukraina në 6 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat kanë të bëjnë me persona që kanë një pasuri prej të paktën 1 milion dollarë dhe që janë transferuar në një vend tjetër prej më shumë se 6 muajsh.

Përveç Rusisë, transferimi më i madh i milionerëve në 2022-shin duhet të regjistrohet në Kinë – 10 mijë. Më pas India me 8 mijë, Hong Kong 3 mijë, Brazili 2500, Mbretëria e Bashkuar 1500, Meksika 800, Indonezia dhe Arabia Saudite me 600. Sipas po të njëjtit raport, fluksi i milionerëve, pra vendi ku ata zgjedhin të transferohen është Arabia Saudite me 4 mijë milionerë që kanë vendosur të jetojnë atje në 6 muajt e parë të këtij viti. Më pas vijnë vende si Australia, Singapori, Izraeli, Zvicra, SHBA, Portugali, Greqi, Kanada dhe Zelandë e re.

Parashikimi për vitin 2022 pasqyron një kuadër jashtëzakonisht të paqëndrueshëm në mbarë botën, vijon më tej  raporti. Deri në fund të vitit, 88 mijë milionerë pritet të jenë zhvendosur në vende të reja, 22 mijë më pak se në 2019, kur u shpërngulën 110 mijë. Flukset më të mëdha të migrimit të milionerëve të regjistruar ndonjëherë priten vitin e ardhshëm, rreth 125 mijë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=s2UOBlRPj_g

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat