Bota Postuar më 15 Qershor 2022, 15:05

Gruri si një armë: Ana tjetër e medaljes e luftës në Ukrainë!

Nga SCAN TV

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, pjesa më e madhe e vendeve diskutojnë se si të fitojnë pavarësinë prodhuese. Një nga pasojat e konfliktit është dhe bllokimi i furnizimit me grurë nga Ukraina duke bërë që shumë vende të mendojnë për burime alternative

Nuk ka vetëm të vrarë, të pastrehë dhe shkatërrim; pushtimi rus në Ukrainë ka shkaktuar një luftë tjetër, atë të grurit, që mund të rrezikojë furnizimin me ushqim në vende të ndryshme të botës dhe efekti i saj në çmimet e lëndëve të para mund të zgjasë shumë në kohë

Është një e dhënë se Rusia në 2o vitet e fundit nga 36 milion ton grurë që prodhonte në vit në 2001-shin, tashmë prodhon më shumë se 80 milion në 2020-ën. 35 milion prej tyre janë të destinuara për eksportin dhe përbëjnë rreth 23% të eksportit botëror të grurit. Së bashku me Ukrainën, Rusia kontrollon 1/3 e eksportit të grurit në botë, një e dhënë që në kuadër të situatës në Ukrainë, ngre shumë shqetësime.

Egjipti, Algjeria dhe Indonezia janë shumë ta varura nga gruri rus. Dhe pavarësisht premtimeve dhe vullnetit të mirë të Moskës, Kajro ka vendosur të ndryshojë burimin e furnizimit.

Ukraina që cilësohet dhe si magazina e grurit e Europës, ka një të tretën e territorit më pjellor në botë. Gjithashtu është lider në prodhimin e vajit të lulediellit, elbit dhe misrit.

Diplomacia po bën pjesën e saj dhe FAO – Organizata e Kombeve të Bashkuara  për Agrokulturën dhe Ushqimin  - ndihmon vazhdimisht fermerët në Ukrainë sidomos ata në rajonin lindor, që është dhe më i prekuri nga konflikti.

Aktualisht janë tre faktorët me të cilat po merret FAO: përveç luftës janë ndryshimet klimatike dhe shtrenjtimi i cmimeve. E gjithë kjo me objektivin për të stabilizuar prodhimin dhe korrjet në botë.

Ekspertët këmbëngulin se është falë analizave të FAO-s që në dhjetë vitet e fundit prodhimi i grurit është rritur në të gjithë botë. Në të njëjtën kohë janë shtuar dhe rezervat. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë të gjitha vendet flasin kryesisht se si të arrijnë pavarësinë prodhuese: Ukraina prodhon 102 milion ton grurë, ndërsa Europa vetëm 52 milion ton.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=eMxoSecm5aY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat