Cilët janë 3 sektorët më tërheqës për investime? - BB orienton investitorët drejt turizmit. Ibrahimaj: Potencial për resorte të mëdha!
Banka Botërore ka identifikuar tre sektorë kryesorë në vendin tonë të cilat janë më tërheqës për investitorët për t’i zhvilluar më tej dhe për të krijuar vende pune. Raporti i Bankës Botërore dhe IFC i publikuar së funfmi nxjerr në pah se turzimi, agrobiznesi dhe industria e pjesëve të këmbimit për automjete janë sektorët më me potencial.
Për Bankën Botërore rëndësi themelore ka krijimi vendeve të punës për të rinjtë dhe frenimi i emigracionit. Pjesëmarrëse në aktivitet, Ministrja e Financave Delina theksoi se sektorët e identifikuar kanë potenciale zhvillimi dhe janë të hapur për qasje të reja inovative nga ana e sipërmarrjeve.
“Turizmi, Automobilistika dhe Agropërpunim kanë dhe vazhdojnë të tregojnë potencialin e tyre për zhvillim dhe kontribut në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ofron një inventar të mirë akomodimi në zonën bregdetare dhe po bën shumë përpjekje për të miratuar vazhdimisht këtë strategji sektoriale duke ofruar më shumë mbështetje për ndërtimin e resorteve dhe kapaciteteve të mëdha, për t'i lënë hapësirë përmirësimi i strukturave ekzistuese dhe ndërtimi i hoteleve "Boutique", u shpreh Ibrahimaj.
Raporti Bankës Botërore dhe IFC ofron një pasqyrë të perspektivës së ekonomisë së Shqipërisë, duke theksuar ndikimin shkatërrues të pandemisë. Si dhe evidenton rëndësinë e gjetjes së rrugëve të reja për zhvillimin e sektorit privat në fushat më me potencial në Shqipëri.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri - BB: Taksat e larta dhe informaliteti, ja ku duhet ndërhyrë!
Pavarësisht progresit prej dekadash, Shqipëria vazhdon të përballet me problem serioze strukturore në ekonominë e saj dhe mungesë politikash funksionale.......

“Shpërthen” mikrokredia, 270 mijë hua në një vit - Huatë e reja rritje me 91%, mbi 50% u morën nga individë, miratimi në pak minuta
Vëllimi i huave të reja në sektorin e mikrokredisë thuajse është dyfishuar gjatë vitit të shkuar. Me 270 mijë hua të dhëna në harkun e 12 muajve, sektori i......

Çmimet “tejngopin” arkën e shtetit/ 346 mln euro më shumë këtë vit, 115 mln euro vetëm nga TVSH. Investimet bien
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, qeveria shqiptare ka arkëtuar rreth 41 miliardë lekë, ose 346 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më......

Shqipëria vendos rekord! Gjobë 2 miliardë lekë për të dhënat personale - Ligji i ri: Lind ‘e drejta për t’u harruar’ në rrjetet sociale
Pas skandaleve të të dhënave personale si dalja e listës së pagave, targave të automjeteve apo numrave të telefonit, qeveria shqiptare ka përgatitur një ligj......

Shqipëria bëhet më paqësore/ Indeksi: Renditemi në vend të 41 në botë dhe të dytët në rajon, fitojmë tre pozicione nga edicioni i kaluar
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2022 e pozicionon Shqipërinë në vend të 41 mes 163 vendeve të marra në total. Në hartën globale vendi ynë përcaktohet me......

Shpiket xheli që mund te krijojë ujë (pothuajse) nga asgjëja!
Ekziston një xhel që mund të krijojë ujë (pothuajse) nga asgjëja: ai u shpik nga studiues në Universitetin e Teksasit, të cilët sigurojnë që ai është një......

Bursat europiane, në rritje të lehtë!
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në rënie të vëzhdueshme. Kujdesi është i lartë, në pritje të përfundimit të takimit......

Nafta, pranë 121 dollarë për fuçi OPEC parashikon se kërkesa do të kalojë nivelet përpara pandemisë
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të voglën të humbjeve gjatë tregtisë amerikane, një ditë më......